Reforma Zgjedhore/ Bushati: Nuk kanë faj sistemet, por aktorët politikë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 7 Seconds

Deputeti i familjes sicialiste, Bushati i ftuar në studion e televizionit “Ora News”,  foli haptazi për kërkesat e opozitës lidhur me ndryshimin e sistemit, si një parakusht për zgjidhjen e krizës politike sipas tyre.

Deputeti shprehu se faji nuk qëndron tek lloji i sistemit, por tek mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e frymës së pozitivitetit mes aktorëve në politikë, gjë që sipas tij, nëse do të ndodhte e kundërta, do të na afronte një hap më shumë drejt BE-së.

‘Çdo sistem është një lloj kushti që në themel ka besimin mes palëve. Çdo lloj gare ka konvencionet e veta dhe nuk kanë rëndësi rregullat që vendosen, por rëndësi ka që loja të vijohet brenda tyre”, deklaroi Bushati.

Më tej deputeti socialist shtoi se ka shumë shtete që kanë sisteme shumē të prapambetura nga ana e funksionimit, por besimi politik është baza e marrëdhënies.

‘Nuk kanë faj sistemet, por fajet i kanë aktorët dhe palët politike. Ka ardhur koha që ato të maturohen dhe ndërgjegjësohen për përgjegjësitë që kanë. Ne mendojmë që jemi më të mirët me këtë sistem apo me një tjetër dhe puna jonë vlerësohet”, përfundoi fjalën e tij Bushati.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Logoja e re e Tiranës/Veliaj: Të fokusohemi tek energjia pozitive

Deputeti i familjes sicialiste, Bushati i ftuar në studion e televizionit “Ora News”,  foli haptazi për kërkesat e opozitës lidhur me ndryshimin e sistemit, si një parakusht për zgjidhjen e krizës politike sipas tyre. Deputeti shprehu se faji nuk qëndron tek lloji i sistemit, por tek mungesa e bashkëpunimit dhe […]