Reforma zgjedhore/ Bushati dhe Balla takim me përfaqësues Institutit Demokratik Amerikan

Editor
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Kryetari i gurupit parlamentar  socialist, Taulant Balla dhe sekretari Ervin Bushati, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan.
Sipas postimit në rrjetet sociale të deputetit Ervin Bshati, fokusi i takimit ishtereforma zgjedhore.

“Së bashku me kryetarin e GPS Taulant Balla zhvilluam një takim me Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe Drejtoreshën e NDI, Ana Kovacevic.

Kryefjalë e këtij takimi ishte reforma zgjedhore dhe mundësitë që kjo reformë të jetë sa më efektive dhe sa më afër standardeve evropiane. Thelbësore mbetet besimi te demokracia dhe transparenca e financimeve të partive politike” shkruan Bushati

Më tej kryetari i PS Tiranë thekson se:

“Vlerësoj dhe shpreh konsideratën më të lartë për kontributin dhe përfshirjen aktive të NDI në proceset demokratike kaq të rëndësishme në vend. Asistenca e deritanishme e NDI veçanërisht në ngritjen e shërbimeve të kërkimit pranë Kuvendit të Shqipërisë është një hap i rëndësishëm, pasi ky shërbim është në funksion të përmbushjes së detyrave parlamentare të deputetëve të cilët e shohin të nevojshme pasjen e analizave të ndryshme nga burime të paanshme të informacionit.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe ngritja e strukturave në terren për deputetet.

Falenderoj edhe njëherë drejtorin e NDI, z.Benjamin i cili në përfundim të takimit shprehu gatishmërinë se mbështetja e ofruar nga institucioni që ai përfaqëson, do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve konkrete.

Ndërkohë me herët zoti Benjamin zhvilloi takim edhe me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Video/ Mazhoranca rezolutë për financimet e huaja, Bushati: E rrezikshme ndërhyrja ruse

Kryetari i gurupit parlamentar  socialist, Taulant Balla dhe sekretari Ervin Bushati, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan. Sipas postimit në rrjetet sociale të deputetit Ervin Bshati, fokusi i takimit ishtereforma zgjedhore. “Së bashku me kryetarin e GPS Taulant Balla zhvilluam një takim me Drejtorin Rajonal për […]