REFORMA NË DREJTËSI, ZHVILLIMI KARDINAL MË I RËNDËSISHËM KËTO 25 VITE

administrator
Read Time1 Minute, 45 Seconds

Në një intervistë për ReportTV me gazetaren Aida Toncica, deputeti Ervin Bushati ka folur për disa çështje të aktualitetit. Projekti 1mld euro i cili parashikon investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, reforma në drejtësi, debatet e fundit politike dhe bashkëqeverisja mes PS dhe LSI. 

Infrastuktura, arsimi dhe shëndetësia janë sfida për çdo shtet të zhvilluar. Të treja këto fusha janë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë dhe patjetër që kërkojnë më shumë investime dhe asnjëherë nuk janë në parametra të kënaqshme.

Ka ardhur momenti që biznesi do t`i japë përparësi biznesit dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike sepse do të ndërtojë atë infrasktrukturë që mendon se do ketë kthim përfitimi.

Kjo ka dy aspekte pozitive:

  1. Nuk rëndon buxhetin e shtetit, shkurton kohën e një sërë shërbimesh apo infrastrukture që mund t`u duhet qytetarëve .
  2. Efikasiteti i këtyre investimeve. Sot jetojmë në kapitalizëm dhe dihet që kapitali përdoret më mirë nga bizneset dhe gjithmonë bizneset kanë kosto më të ulta dhe investojnë më mënyrë më inteligjente dhe i kthejnë më shpejt në kapital gjithë investimet që kryejnë  dhe dividenti është i prekshëm  në mënyrë të menjëhershme nga qytetarët.

Përsa i përket reformës në drejtësi, ky është zhvillimi kardinal më i rëndësishëm në këto 25 vite. Nëse do të mbahet mend kjo qeverisje, do të mbahet mend për reformat e saj. Në mësuam nga pas diktaturës që liria as nuk shitet as nuk blihet, ashtu duhet të jetë edhe për drejtësinë e cila as nuk mund të shitet as nuk mund të blihet. Shpresoj që për pak vite ashtu siç fituam lirinë dhe demokracinë të kemi edhe drejtësi, sepse vetëm drejtësia është garant i demokracisë dhe i proceseve elektorale të drejta.

u shpreh Deputeti Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DREJTËSIA THEMEL I DEMOKRACISË

Në një intervistë për ReportTV me gazetaren Aida Toncica, deputeti Ervin Bushati ka folur për disa çështje të aktualitetit. Projekti 1mld euro i cili parashikon investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, reforma në drejtësi, debatet e fundit politike dhe bashkëqeverisja mes PS dhe LSI.  Infrastuktura, arsimi dhe shëndetësia janë sfida […]