Reforma në Drejtësi: Porta në BE

administrator
Read Time2 Minutes, 17 Seconds

I ftuar në emisionin `Tonight` me Ilva Taren, deputeti socialist Ervin Bushati dhe tre të ftuarit e tjerë kanë diskutuar për situatën e nxehtë tashmë në Bashkimin Europian. Duke qënë se Europa ndodhet në një situatë disi kritike, pasi sot BE po kërcënohet si  nga faktorë të jashtëm ashtu edhe të brendshëm, siç është rasti  i  Brexit, kriza  e refugjatëve, kriza ekonomike etj si dhe çfarë do të ndodhë me Ballkanin nëse ka probleme brenda BE-së. Kryefjalë e debatit ishte edhe reforma në drejtësi, e cila mbetet një nga çështjet më të diskutuara.

Bashkimi i Europës është një ide e sukseshme, aq sa kaloi edhe përtej ëndrrave më të mëdha edhe të vetë atyre që e themeluan, u arrit një nivel integrimi, paqeje, integriteti që tregon që bashkëbisedimi, dialogu, besimi tek  njëri-tjetri dhe bashkëpunimi ekonomik mund ta ndryshojnë botën dhe kjo ishte një provë shumë e madhe në një zonë të botës e cila edhe pse kish prodhuar shumë luftra, avancoi shumë më tepër, shkoi shumë më thellë duke afruar shumë më tepër vende, pra nga gjashtë në fillim sot janë 28. 60 vjet është shumë pak në jetën e një bashkimi, përmend këtu Amerikën e cila 80 vjet pasi u bashkua kaloi në një luftë civile. Pra, mendoj se kjo është një nga ato fazat e para të maturisë, pjekurisë apo të një ridimensionimi të marrëdhënieve.

A është ky identitet në krizë sot?  Nuk mendoj që është në krizë, unë mendoj që është dhimbja e arritjes apo ndikimi që ka mbi vendet që duhet të futen e cila bëri që këto vende të ndryshojnë tërësisht, siç janë vendet e Europës lindore. Fakti që Europa po kalon një `grip të vogël` nuk do të thotë që të kthehemi pas, sepse ajo që do të marrim është shumë më e mirë  pavarësisht nëse do t`i marim frytet në dimër, verë apo pranverë.

Ajo që ka një rëndësi tepër të madhe për ne është reforma në drejtësi. Bashkimi Europian ka investuar në mënyra të ndryshme në Shqipëri, por reforma në drejtësi është një investim i përbashkët, një dhuratë për shqiptarët. Them dhuratë pasi ne nuk ishim gati dhe pa influencën e SHBA-ve, Gjermanisë, BE-së, nuk do ishte bërë në Shqipëri kjo reformë përderisa nuk ishte bërë në gjithë këto vite. Ajo që është e rëndësishme është që kjo reformë të miratohet dhe jo të bllokohet.

 

Video:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FOTOT / Nisma më e re e Bashkisë së Tiranës, Teatër Shëtitës të Kukullave nëpër lagje

I ftuar në emisionin `Tonight` me Ilva Taren, deputeti socialist Ervin Bushati dhe tre të ftuarit e tjerë kanë diskutuar për situatën e nxehtë tashmë në Bashkimin Europian. Duke qënë se Europa ndodhet në një situatë disi kritike, pasi sot BE po kërcënohet si  nga faktorë të jashtëm ashtu edhe […]