Raporti i UNDP/ Bushati: Shqipëria, 21 vënde më lartë se 3 vite më parë

Editor
Read Time55Seconds

Duke iu referuar raportit të fundit të UNDP mbi Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, deputeti Ervin Bushati, shprehet se Shqipëria renditet 21 vite më lart në krahasim me 3 vite më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Bushati shkruan se ky raport paraqet një përparim të dukshëm në indikatorët e barazisë gjinore, arsimimit të popullsisë dhe jetëgjatësisë.

Postimi i Bushatit

Raporti i fundit i UNDP mbi Indeksin e Zhvillimit Njerëzor këtë vit ka hedhur një vështrim më të gjerë mbi zhvillimin duke shqyrtuar jetëgjatësinë, arsimin si dhe të ardhurat.

Shqipëria renditet e 75-ta në grupin e vendeve me Indeks të Lartë të Zhvillimit Njerëzor, 21 vende më lart sesa në 2013, duke paraqitur një përparim të dukshëm në indikatorët e barazisë gjinore, arsimimit të popullsisë dhe rritjes së jetëgjatësisë. Nga vendet e Rajonit ajo renditet pas Serbisë dhe vlerësohet më shumë se Maqedonia.

Mesa duket, siç senatori amerikan Bobby Kennedy ka thënë: “GDP mat gjithçka, përveç asaj që e bën jetën të vlefshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SHBA, bletët rrezikojnë të zhduken

Duke iu referuar raportit të fundit të UNDP mbi Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, deputeti Ervin Bushati, shprehet se Shqipëria renditet 21 vite më lart në krahasim me 3 vite më parë. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Bushati shkruan se ky raport paraqet një përparim të dukshëm në indikatorët […]