Rama viziton banorët e prekur nga tërmeti në Vaqarr: Të gjithë shtëpitë e rrënuara do të rindërtohen

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Kryeministri i vendit Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ishin në Vaqarr, ku kanë takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.  

Rama premtoi përpara banorëve se shtëpitë e rrënuara do të rindërtohen, kurse ka shpjeguar edhe planin që ka qeveria për të prekurit e zonës. 

Ne do të marrim të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara e që nuk rindërtohen, të bëhen të reja. Mirëpo është e domosdoshme, që në këtë proces të afrojmë banesat në qendër. Kjo bën që për të gjithë të bëhet më mirë. Toka e secilit është e secilit, as bëhet fjalë. Në këtë rast, këtu është tokë shtet, që do vihet në dispozicion të banorëve. Për fëmijët bëhet mirë, sepse kanë afër shkollën, kopshtin, kanë afër çerdhen dhe nuk duhet të bëjnë shumë rrugë. Për të moshuarit është mirë sepse e kanë afër dhe nuk lodhen. Për të gjitha kategoritë është shumë mirë. Unë iu garantoj se shtëpitë e dëmtuara që do rindërtohen do të jenë më të mira se ata që ishin”, tha Rama. 

VIDEO/ Rama viziton banorët e prekur nga tërmeti në Vaqarr: Të gjithë shtëpitë e rrënuara do të rindërtohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Piktura e ZEMRËS/ Votoni kartolinën e festave

Kryeministri i vendit Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ishin në Vaqarr, ku kanë takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.   Rama premtoi përpara banorëve se shtëpitë e rrënuara do të rindërtohen, kurse ka shpjeguar edhe planin që ka qeveria për të prekurit e zonës.  “Ne […]