Rama në zyrat e ISSH në Durrës: Shmangen radhët e gjata

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 26 Seconds

Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e ISSH në Durrës ku u informua se institucioni në tërësi ka 104 mijë e 610 aplikime.

Me kalimin e 53 shërbimeve të ISHSH nga zyrat në online, sipas Ramës është bërë e mundur që të eleminohen radhët në sportele si dhe të eleminohen gati çerek milioni vajtje-ardhje, shkruan BW. 

Po ashtu ai premton se deri në fund të vitit 92% e shërbimeve që duhet të marrin qytetarët në institucionet shtetërore publike do të merren online pa lëvizur nga shtëpia.

 

STATUSI i PLOTE NGA KRYEMINISTRI

#RevolucioniDigjital2020

Durrës – Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.

 

Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit #RevolucioniDigjital e deri në gusht, përmes e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje – ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

POR PO TË KEMI PARASYSH QË PËR NJË DOKUMENT DUHESHIN MESATARISHT 10 VËRTETIME NGA ZYRA TË TJERA, VAJTJE-ARDHJET E ELIMINURA JANË AFRO 2.5 MILIONË!!!

Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!

NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!!!

13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek e-albania.al , nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën

ISSH ofron online 53 shërbime

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Në shtëpinë e re pas tërmetit, Bashkia e Tiranës strehon familjet e pastreha në zonat rurale

Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e ISSH në Durrës ku u informua se institucioni në tërësi ka 104 mijë e 610 aplikime. Me kalimin e 53 shërbimeve të ISHSH nga zyrat në online, sipas Ramës është bërë e mundur që të eleminohen radhët në sportele si dhe të eleminohen […]