Rama në Washington, takime në kuadër të Rindërtimit

Bleona Hoxha
Read Time34Seconds

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Washington D.C ku edhe ka zhvilluar disa takime në kuadër të çështjeve aktuale në Shqipëri.

Fillimisht Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

‘Në fokus nevojat e Rindërtimit, Konferenca e Donatorëve në Bruksel dhe kontributi konkret i Bankës Botërore në financimin e Programit të Rindërtimit’, ka deklaruar kryeministri.

Më tej kreu i qeverisë ka vizituar Departamentin Amerikan të Shtetit ku është pritur në takim nga Sekretari, Mike Pompeo.

Në kuadër të këtyre çështjeve aktuale për Shqipërinë, Rama pritet të zhvillojë edhe disa takime të tjera.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Veliaj në Kavajë, në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Washington D.C ku edhe ka zhvilluar disa takime në kuadër të çështjeve aktuale në Shqipëri. Fillimisht Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. ‘Në fokus nevojat e Rindërtimit, Konferenca e Donatorëve në Bruksel dhe kontributi konkret i Bankës Botërore […]