Rama në Athinë: E vetmja alternativë e Shqipërisë është BE

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 56 Seconds

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë është shprehur se e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit është dialogu.

Rama ka shprehur se Shqipëria ka vetëm alternativën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, sepse kjo është një ëndërr e etërve tanë dhe një kërkesë e fëmijëve e të brezit të ri.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

“Duket sikur ka një lloj mallkimi se kur ne ishim në formë jo të mirë nuk uleshin në tryezë. Ne nuk kemi një alternativë tjetër e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse na e kërkon miqtë e fuqishëm por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe pse ka çështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta se jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve Rajoni ynë do të jetë më i godituri, pro besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hedeqet e së shkuarës, mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet und të zgjidhen sëbashku me dialog. I vetmi instrument. Për të përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe. Zgjidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me një situatë ku ti shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, për gjuhën shqiptare për integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën e vendit është historike dhe një mësim për të gjithë. Sepse duke mos pasur kurajo për të thyer tabutë të duket sikur po thyen karrierën, pro kjo nuk është mënyra. Pasi Zaev fitoi rreth kësaj bindje. Kjo është e mrekullueshme. Të gjithë ne kemi mësuar dicka unë me siguri kamë mësuar nga kjo”, theksoi kryeministri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Manastirliu: Mbi 59 mijë familje kanë përfituar nga bonusi I bebes

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë është shprehur se e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit është dialogu. Rama ka shprehur se Shqipëria ka vetëm alternativën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, sepse kjo është […]