Rama, mesazh për mjekët në Itali: “Bashkimi bën fuqinë!”

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 22 Seconds

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur  mirënjohje të thellë për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër panemisë Covid-19.

Kryeministri shkruan në Facebook se ndihet krenar më shumë se kurrë nga ky gjest solidariteti i ekipit shqiptar, ndërsa shton se bashkimi bën fuqinë.

“Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve”, shkruan Rama.

Mesazhi i kryeministrit:

SOLIDARITET!

Ҫdo ditё mendimet e mia janё per kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.

Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne.

Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.

Ndihem krenare si kurrё mё parё!

Bashkimi bёn fuqinё!

Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve: Faleminderit që na mbani gjallë!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur  mirënjohje të thellë për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë, që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën kundër panemisë Covid-19. Kryeministri shkruan në Facebook se ndihet krenar më shumë se kurrë nga ky gjest solidariteti i ekipit […]