Rama: “E vërteta do të dalë vetëm përmes një pale të tretë. AMA nuk zëvendëson gjykatën, por është një start i mirë për t’i dhënë mundësi shpifësit të tërhiqet”.

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 9 Seconds

Kryeministri Edi Rama tha se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk merr kompetencat e gjykatës pas miratimit  të paketës së “anti-shpifjes”, por ajo do të jetë hallka e parë që i jep mundësi shpifësit të reflektojë e të tërhiqet në kohë. Sipas Ramës, me kalimin e kësaj paketë efekti dëmtues i shpifjes mund të eliminohet në një kohë të shkurtër, pa shkuar në organet e gjykatës.  

“Publiku meriton ta dijë të vërtetën dhe e vërteta mund të dalë vetëm përmes një procesi ku futet një palë e tretë. AMA nuk zëvendëson gjykatën, por është një start i parë për t’i dhënë mundësi shpifësit që të tërhiqet. Efekti dëmtues i shpifjes mund të eliminohet në një kohë të shkurtër, duke i dhënë mundësi shpifësit të tërhiqet. Këshilli ankesave nuk merr vendim për përmbajtjen, por unë nuk do të pres gjykatën një vit për të shpjeguar shpifjen që e ka efektin sot. Ky është momenti i ballafaqimit në procesin e parë. Këtu flasim për mediat on-line. Pse duhet të qajmë hallin e shpifësit? Publiku duhet ta di, u publikua kjo gjë, është e vërtetë apo s’është e vërtetë”-tha Rama. 

burimi: https://balkanweb.com/publiku-duhet-ta-dije-qe-rama-ama-nuk-zevendeson-gjykaten-eshte-nje-start-i-pare-per-ti-dhene-mundesi-shpifesit-te-terhiqet/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputeti Ervin Bushati, jep lajmin e mirë për studentët e ekselencës, programi "Fulbright" vijon në vitin 2020 me një buxhet të zgjeruar.

Kryeministri Edi Rama tha se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk merr kompetencat e gjykatës pas miratimit  të paketës së “anti-shpifjes”, por ajo do të jetë hallka e parë që i jep mundësi shpifësit të reflektojë e të tërhiqet në kohë. Sipas Ramës, me kalimin e kësaj paketë efekti dëmtues i […]