Rama dhe Veliaj në Surrel, inspektojnë shkollën e rikonstruktuar “Ymer Lala”

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan ditën e sotme shkollën e rikonstruktuar “Ymer Lala” në Surrel.

Kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës si edhe përgëzoi kryebashkiakun për përkushtimin e madh deri në rikonstruksionin total të kësaj shkolle.

‘E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe t’u japë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe ne përpiqemi që mundësitë t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, theksoi Rama.

Më tej edhe Veliaj në fjalën e tij deklaroi se ky 100 vjetor është edhe një moment reflektimi për atë që është bërë në këto vite.

‘Jemi të vendosur, me kryeministrin, që Tirana të modernizohet cep e më cep, nga maja e malit në Surrel, deri te Sheshi Skënderbej, e deri afër Durrësit, ku ne ndahemi me Ndroqin, Kasharin dhe me komunat e tjera”, shtoi së fundmi Veliaj.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fatura e tërmetit/Bushati: Investimet publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve nuk do të preken

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan ditën e sotme shkollën e rikonstruktuar “Ymer Lala” në Surrel. Kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës si edhe përgëzoi kryebashkiakun për përkushtimin e madh deri në rikonstruksionin total të kësaj shkolle. ‘E rëndësishme është që gjithçka është […]