Rama dhe Veliaj në Sauk/Shtëpi e re për familjen Myftari

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Familja e Naim Myftarit në Sauk të Tiranës, e mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të shtatorit të vitit të kaluar, ka rinisur përditshmërinë e saj në shtëpinë e re. Katër anëtarëve të kësaj familje iu rikthye qetësia shpirtërore, teksa janë akomoduar në banesën me kushte optimale, shumë më të mirë sesa ajo që kishin.

Kryeministri Edi Rama ishte sot mik në familjen Myftari, ku së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuruan çelësin të zonjës së shtëpisë Myzejenit dhe uruan për ditë edhe më të gëzuara në shtëpinë e re, e cila do të jetë njëkohësisht pjesë e një lagjeje që do të urbanizohet. “Po rehabilitojmë të gjithë lagjen. Ka filluar urbanizmi i kësaj pjese, pasi ka qenë një zonë kryesisht informale,” u shpreh kryetari i bashkisë Veliaj.

Ndërsa Kryeministri premtoi se procesi i rindërtimit, i cili po vijon me projektet në të gjitha zonat e prekuara nga tërmeti, do të rikthejë shtëpitë edhe më të mira seç ishin më parë. “Kështu do bëhen të gjitha, një për një. Ata që janë në fshat, që janë dhe më keq pasi janë në çadër, sepse nuk e lënë dot tokën, atyre do t’i bëjmë shtëpi të parëve. Ata do të hyjnë në shtëpi brenda vitit, ose do të jenë duke parë shtëpinë duke mbaruar brenda vitit. Pastaj gradualisht të tjerët, sepse ato brenda qytetit duan projekte të mëdha se janë apartamente.” – u shpreh Kryeministri.

 

Zemra e Tiranës/TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndihmat në Konferencën e Donatorëve/ Bushati: Ndërtimi, Motor i Ekonomisë së Re

Familja e Naim Myftarit në Sauk të Tiranës, e mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të shtatorit të vitit të kaluar, ka rinisur përditshmërinë e saj në shtëpinë e re. Katër anëtarëve të kësaj familje iu rikthye qetësia shpirtërore, teksa janë akomoduar në banesën me kushte optimale, shumë më […]