Rama: Brenda pak ditësh përfundon ujësjellësi i ri në Këlcyrë, 24 orë ujë të pijshëm

Bleona Hoxha
Read Time48Seconds

Kryeministri bëri me dije se brenda pak ditësh do të përfundojë ujësjellësi i ri në Këlcyrë. Rama deklaroi se prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet dhe tashmë 6 mijë e 600 banorë të Këlcyrës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.

 

STATUSI NGA KRYEMINISTRI:

 

💧 KANTIERI I UJIT në Këlcyrë përfundon brenda pak ditësh duke përmbyllur kështu 100% infrastrukturën e ujësjellësit për Këlcyrën.

👉 Në 2019, me Lotin 1 përmbyllëm sistemin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.
Finalizimi i Lotit 2, me 3 kaptazhe të reja në burim dhe 18 km linjë dërgimi transformon një infrastrukturë tërësisht të degraduar të ndërtuar në vitet 1980 dhe pa asnjë investim në këto 40 vite.

💦 24 ORË ujë të pijshëm e me cilësi për 6600 banorët e Këlcyrës, që bashkëjetojnë me Parajsën e 1001 burimeve🤝

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 57 të shëruar, 153 raste te reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Kryeministri bëri me dije se brenda pak ditësh do të përfundojë ujësjellësi i ri në Këlcyrë. Rama deklaroi se prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet dhe tashmë 6 mijë e 600 banorë të Këlcyrës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.   STATUSI NGA […]