Rama bën premtimin e parë për studentët

Editor
Read Time2 Minutes, 25 Seconds

Kryeministri Rama gjatë fjalës sot në Universitetin Bujqësor ka folur për planin për reduktimin e tarifave, duke theksuar edhe njëherë se pse duhet dialogu mes tij dhe studentëve.

Rama premtoi se “ne janar do te paguani 50 për qind te tarifes”.

Kështu deklaroi pas shume oresh debat në takimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Nëse këta të universitetit të kërkojnë më shumë hajde tek unë me megafon në dorë. Ca duhet të them më shumë nuk e di. Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do ti japim ne, qeveria”.

Rama flet për tarifat: Përgjysmim edhe atyre me 4 e 5, por me afat deri… (VIDEO)

“Asnjë student në republikë nuk paguan më shumë se 50% të tarifës sa është kostoja, tani këtu bëhet fjalë për të përgjysmuar 25% të tarifës, po si do u themi ne të tjerëve, që nga taksat tuaja ne do paguajmë tarifat e atyre që marrin 4 në universitet, ndërkohë që ne unë mendoj, që shiko nga taksat tuaja ata me 9 dhe 10 do u paguajmë të gjithë tarifën 100%. Po kush vjen nga familje në nevojë me ndihmë ekonomike t’ja paguajmë 100% patjetër, por me fal ti vjen në shkollë me paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, i dinë dekanët dhe rektorët cfarë heqin, vjen këtu, do dhe të të paguajë shoqëria ty që të marrësh 4 e 5, ti bartësh provimet 10 vjet e në fund mos të dallosh farën e grurit nga veza, e të bëhesh doktor. Për këtë duhet komunikimi, se nuk dal në ballkon të them që tarifat do gjysmohet. Studentëve të verbër do ua paguajmë ne të gjithë tarifën, sot ekselenca është 10 dhe kaq ne kemi vetëm 100, ndaj duhet ta bëjmë 9-10 dhe këtyre jo vetëm ti t’i japim bursë vjetore se e meritojnë.  Edhe ata me 4 e 5 ta marrin përgjysmimin me afat, deri në vitin e ardhshëm akademik, ti japim afat”- tha Rama.

Duke u ndalur edhe njehere ne ceshtjen e tarifave dhe gjysmimin 50% te saj, Rama theksoi se keta studente kane menduar shume mire per ata qe do te vijne pas tyre.

“Nëse ju do kishit kërkuar përgjysmim tarifash tre apo dy vjet përpara nuk e bënim dot, sot e kemi të mundur, pra, ca është procesi i reformave dhe qeverisjes është të rrisim mundësitë, nesër do kemi më shumë”-tha Rama.

Ai ka theksuar se “Në Bachelor ndarja është 75% të tarifës e paguan shteti, 25% e paguan studenti, tek masteri është e kundërta. Jo këtu por në gjithë botën”./panorama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin në ditëlindjen e tyre, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Kryeministri Rama gjatë fjalës sot në Universitetin Bujqësor ka folur për planin për reduktimin e tarifave, duke theksuar edhe njëherë se pse duhet dialogu mes tij dhe studentëve. Rama premtoi se “ne janar do te paguani 50 për qind te tarifes”. Kështu deklaroi pas shume oresh debat në takimin me […]