Racizmi social!

administrator
Read Time4 Minutes, 3 Seconds

Dikur, një njeri shumë i rëndësishëm për mua, më tha: “Më e rëndësishme në këtë jetë ёshtё të thuash atё mendon dhe ta mbrosh tё drejtёn edhe në qoftë se kjo nuk do të jetё e pёlqyeshme për shumë tё tjerё.” Ju do thoni: “Je shumë romantik pёr këto kohë…” dhe unё do të pajtohem me ju! Në fund të fundit, ne jetojmë në një shoqëri ku shohim se çdo ditë ka mbetur Asgjë e drejtë, si në vlera por dhe në shpresë. Për fat të keq, krenaria humbet, pasi thua “mё fal”! Në bazë të demokracisë një parim themelor ёshtё ai i diversitetit, edhe në qoftë se kjo nuk pёlqehet nga shumica. Ky diversitet mund të shfaqet nё çdo formё, nga ajo fisnore deri nё fizike.

Për një kohë të gjatё, kam jetuar në një qytet europian (dhe pafundёsisht i bukur, qё tё mos jem mosmirёnjohёs), i cili ka qenë dhembja dhe kёnaqёsia ime nё tё njёjtёn kohё. Një natё, ndёr  tё pafundmet qё kam shpenzuar atje, pёrjetova përvojën e të qenit një “i huaj”, të jesh nga diku tjetër, duke mos qёnё pjesë e një ekipi… I dehur për herë të parë,  i nevrikosur dhe i zemëruar nё tё njёjtёn kohё, mё erdhi në mendje njёherё t’i hedh nё tokё të gjitha dhe t’i thyej”… qё t’ua tregojё unё qejfin atyre”… Por unë nuk reagova, qёndrova i qetë…! Përveç kësaj, unë nuk jam ai qё duhet t’i mёsojё tё tjerёt nёse vetё ata nuk e kuptojё tё parёt…! Kur ora kishte kaluar dhe në një farë mënyre zemërimi im ishte qetёsuar, mё mori pёr fund trishtimi, u lёndova dhe pyeta veten se pse bota është kaq e keqe dhe sillet kështu…? Të gjithë njerëz jemi dhe të njëjtat nevoja kemi…ne të gjithë e duam lumturinё, argëtimin, buzёqeshjen dhe fjalёn e mirё. Pa to, ne jemi bosh…ne me të vërtetë nuk ndryshojnë nga njёri-tjetri! Ky racizёm social duhet të ndalet për shkak se kjo është dhunё, dhe sigurisht më i keq se dhuna fizike!

Nga ana tjetër, është edhe racizmi social qё vërehet në shkolla dhe qё shumë fëmijë janё duke e pёrjetuar atё sot. Dhe fëmijët kryesisht emigrantë, fëmijët të cilët janë nga vende të tjera apo qё i pёrkasin njё komuniteti tё caktuar, fëmijët me aftësi të kufizuara, probleme mendore dhe psikologjike, fëmijët që kanë probleme me pamjen e tyre (pesha, gjatësia, forca). Ku është dashuria për fqinjin dhe ku është solidariteti ynë me të? Pse ne jemi bërë të gjithë të dhunshёm  dhe agresive ndaj të tjerëve, jo vetëm duke i rrahur por dhe duke u thënë atyre fjalë që i bëjnë tё ndihen keq? Pse jemi bёrё tё gjithë Ku Klux Klan dhe përndjekim gjithë ata që nuk duken si ne, të gjithë ata që janё tё ndryshëm nga ne? Ne jemi të gjithë të njëjtë, ne jemi të gjithë të barabartë, por në të njëjtën kohë ne jemi të gjithë të ndryshëm. Ne e kemi kyçur humanizmin dhe mirësinë tonë në një dollap dhe çelësin e kemi harruar diku. Le të fillojmë ta kёrkojmё këtë çelës për të hapur kёtё dollap, para se të jetë tepër vonë…

Të gjithë ne mund ta ndalojmё këtë racizёm, duke u vënë një “X” gjithё atyre qё janё nёn urdhrat e TIJ, natyrisht, pa i lёnduar ata, sepse atëherë do të jemi ne racistët. Sidomos fëmijëve tё vegjël dhe ata që shkojnë në shkollë për të reduktuar atё fenomenin e tё qёnit “djalё gangster”. Mëso atёherё se “gangster” është ai qё di tё joshë drejtё tё mirёs dhe jo tё keqes. Ai po, ai ёshtё njeriu i dobishёm pёr shoqёrinё,

Mora shkas nga mёnyra se si u trajtua njё fёmijё me aftёsi tё kufizuara, kur po udhёtoja nё mёngjes me autobus! Unë shpresoj t’u ken prekur sado pak këto fjalë, sepse kёto janё fjalët e çdo fëmijë që dëshiron dhe meriton të jetojë në botën e dashurisë pa urrejtje dhe keqdashje. Unë e di, se nё njё botë tё tillё ne nuk do tё jetojmё kurrё, por ja vlenё ta provojmё tё gjithё nga pak!!!

A.Koçiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Le Pen refuzon të vërë shaminë, anulon një takim të rëndësishëm

Dikur, një njeri shumë i rëndësishëm për mua, më tha: “Më e rëndësishme në këtë jetë ёshtё të thuash atё mendon dhe ta mbrosh tё drejtёn edhe në qoftë se kjo nuk do të jetё e pёlqyeshme për shumë tё tjerё.” Ju do thoni: “Je shumë romantik pёr këto kohë…” […]