PS ndez motorrët për zgjedhje/ Rama: Duken larg, por ato janë nesër

Editor
Read Time57Seconds

Kryeministri i vendit, Edi Rama,  ka folur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në një prononcim për mediat, numri një i socialistëve la të kuptohet se partia që ai drejton po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.

 “Procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të partisë në rrethe ecen diku më shpejt diku më ngadalë, na duhen energji të reja, ripërtëritje, sepse zgjedhjet duken larg, por ato janë nesër sepse qershori i 2021 është shumë afër” tha zoti Rama.

Më herët, edhe deputeti Ervin Bushati, ka shpërndarë në rrjete sociale se zgjedhjet janë shumë afër. Shpesh herë kryetari PS Tiranë është shprehur se fushata ka nisur, duke filluar nga organizimi i socialistëve në bazë, e deri tek takimi me qytetarët për të dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe opozita duket se janë ende në vendnumëro, si për organizimin partiak, por edhe në bashkëpunimin për arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me reformën zgjedhore/ ZemraeTiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vendimi i Kryesisë Socialiste/Bushati dhe Spiropali, kryetarë të PS-së në Tiranë

Kryeministri i vendit, Edi Rama,  ka folur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Në një prononcim për mediat, numri një i socialistëve la të kuptohet se partia që ai drejton po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.  “Procesi i zgjedhjeve të […]