PS Forcë e Parë Politike: Sot dhe Nesër në Mazhorancë

administrator
Read Time1 Minute, 38 Seconds

I ftuar në emisionin “E Diell” me Adi Krastën, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Buashti, ka folur për çështjet më të rëndësishme politike të javës që lamë pas. Lëvizja e katër ministrave dhe zëvendësimi i tyre pikërisht pak muaj para zgjedhjeve, kërkesa që zoti Xhafaj të vendoset në krye të Ministrisë së Brendshme, raporti dhe gjendja mes LSI dhe zotit Meta si dhe çadra e PD-së që vijon ende sot, kanë qenë disa nga çështjet më të diskutuara.

  • Kemi hyrë ndjeshëm në një territor elektoral. Unë e shoh si progres lëvizjen e bërë dhe  nuk ka asnjë lloj problemi politik, qoftë brenda partisë qoftë brenda mazhorancës. Partia Demokratike kërkon të shikojë ku futet uji brenda mazhorancës, por të jenë të sigurt dhe të qetë ata që nuk futet ujë në asnjë pikë, reformat vazhdojnë dhe mazhoranca është më solide se kurrë.
  • Zgjedhja e zotit Xhafa ne krye të Ministrisë së Brendshme është zgjedhja më racionale e ndërmarrë. Nuk e kuptoj se pse PD ngren zërin tani dhe nuk e ngriti zërin kur zoti Xhafaj ishte kryetar i reformës në drejtësi, pasi asokohe i besuan një proces që është shumë më i rëndësishëm sesa drejtimi i  një ministrie. Kemi një profesionist, sesi quhet, sesi etiketohet është një profesion si çdo tjetër në kohën e diktaturës.
  • Ajo që është e sigurt, është që zoti Basha kërkon situata të cilat nuk kanë lidhje me realitetin. Brenda absurdit të tij, ai kërkon garanci për zgjedhje të lira ndërkohë që reformën në drejtësi e ka mbyllur në çadër, ndërsa tani thotë të mos miratohen ministrat. Ai po e tërheq PD-në në një spirale absurde që do ta çojë atë drejt një humbjeje të thellë.

Video e Plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zbulohen 8 pako bombë në Greqi

I ftuar në emisionin “E Diell” me Adi Krastën, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Buashti, ka folur për çështjet më të rëndësishme politike të javës që lamë pas. Lëvizja e katër ministrave dhe zëvendësimi i tyre pikërisht pak muaj para zgjedhjeve, kërkesa që zoti Xhafaj të vendoset në krye të […]