PS fitore historike, rrëmben 74 mandate

administrator
Read Time1 Minute, 55 Seconds

Një fitore historike mund të cilësohet kjo e Partisë Sociliste në zgjedhjet parlamentare 2017. Kjo pasi sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në përfundim të numërimit të votave bëhet e ditur se Partia Socialiste ka fituar gjithsej 763930 vota ose 74 mandate, Partia Demokratike numëron 455481 vota ose 43 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 225678 vota ose 19 mandate, PDIU numëron 75938 ose 3 mandate, PSD numëron 9908 vota ose 1 mandat ndërsa partitë e tjera në total numërojnë 44661 vota, pra 2.8% të votave të vlefshme.

Kjo shifër duket se ka befasuar edhe vetë socialistët pasi në fjalën e tyre gjatë gjithë fushatës zgjedhore është shqiptuar fjala 71 mandate. Një fitore e thellë kjo për PS-në duke marrë plot 74 mandate dhe duke mbuluar thuajse të gjithë hartën mavi.

Por ashtu si ccdo gjë në politikë nuk kishin si të mungonin akuzat nga kundërshtarët politikë duke akuzuar për manipulim dhe blerje votash. Por ndryshe kanë folur ndërkombëtarët për këto zgjedhje. Brukseli ka përshëndetur zgjedhjet në Shqipëri duke i cilësuar të qeta dhe të rregullta, ndërsa ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve të vëzhguesve. Përmes një deklarate, Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u shprehën se do të punojnë me qeverinë e re për procesin e reformave, sidomos asaj në drejtësi për të vijuar procesin e integrimit në BE.

Edhe Ambasada Amerikane në një deklaratë të sajën është shprehur se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore.

Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, në mesazhin e saj dërguar zotit Rama shkruan: “Urime të merituara. Pres të takohemi brenda pak ditësh”, kjo duke i`u referuar takimit në Trieste me kreret e vendeve ballkanike. Kurse kryeministri italian, Paolo Xhentiloni u shpreh: “Fitore e merituar për Shqipërinë. Partia Socialiste është një shembull i veçantë, urime gjithë shqiptarëve”.

Presidenti iTurqisë, Rexhep Taip Erdogan, në urimin e tij thekson: “Përgëzime për fitoren spektakoklare e cila forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Truqia mbeten partnere strategjike”.

Në zgjedhjet parlamentare 2017 në mbarë vendin kanë marrë pjesë 46.72% votues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ervin Bushati, deputeti më aktiv në Kuvendin e Shqipërisë

Një fitore historike mund të cilësohet kjo e Partisë Sociliste në zgjedhjet parlamentare 2017. Kjo pasi sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në përfundim të numërimit të votave bëhet e ditur se Partia Socialiste ka fituar gjithsej 763930 vota ose 74 mandate, Partia Demokratike numëron […]