Propozimi në komision, Bushati: Pronat e sekuestruara nga OFL të shërbejnë për strehimin e të prekurve nga tërmeti

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 10 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj këtij fenomeni i duhet thënë ‘jo’ përmes mekanizmave ligjore. I pranishëm në Komisionin e Ekonominë dhe Financave ku po shqyrtohet projektligji për pasuritë e sekuestruara, Bushati propozoi që këto pasuri të sekuestruara nga aksionet e OFL-së, të shërbejnë për strehimin e personave të prekur nga tërmeti, që aktualisht rezultojnë pa banesa.

Ai theksoi se sekuestrimi i këtyre pronave që sigurohen nga veprimtaritë kriminale, nuk duhet të shihen si shpronësime, por si rishpërndarje.

“Krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj t’i themi “jo”. Sekuestrimi i pronave të krimit, nuk është shpronësim, por duhet të shihet si rishpërndarje. Pasi këta njerëz kanë marrë në kurriz të shoqërisë këto prona dhe ato duhet t’i kthehen qytetarëve. Kjo që po flasim nuk është diçka që po ndodh tek cepi i lagjes, por është një proces që shkon në shuma të mëdha lekësh. Këto vlera, janë më shumë se dëmet e vet tërmetit. Ca të keqe do kishte sikur këto prona të viheshin në dispozicion për ata banorë që nuk kanë shtëpi pasi iu shkatërruan banesat nga tërmeti. Krimi sjell vrasje”, tha Bushati.

 

Zemra e Tiranës’/BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tirana 100 vjet kryeqytet/Gjuzi-Bushatit, dhuratë mes deputetësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj këtij fenomeni i duhet thënë ‘jo’ përmes mekanizmave ligjore. I pranishëm në Komisionin e Ekonominë dhe Financave ku po shqyrtohet projektligji për pasuritë e sekuestruara, Bushati propozoi që këto pasuri të sekuestruara nga aksionet e […]