Programi kulturor i fundjavës në Tiranë

Editor
Read Time1 Minute, 38 Seconds

Fundjava në Tiranë vjen gjithmonë e pasur me një program artistik. Nuk na mungojnë aktivitet e bukura për të ndjekur në fundjavë, e veçanërisht aktivitete kulturore.

Ervin Bushati, eksperti ekonomik dhe deputeti i PS-së, do të jetë këtë të premte DJ i një feste të organizuar nga Njësia 8. Për t’i qëndruar besnik numrit të njësisë administrative, dhe ora është lënë në 08:08. Festa është të premten në mbrëmje tek Pazari i Ri. DJ do të jetë vetë deputeti. Nuk duhet humbur.

Teatri Kombëtar vjen me një premierë që nuk duhet humbur. Kjo do të jetë premiera e fundit për këtë sezon. “Lukrecia Borxhia”,një nga veprat më të mira të autorit Viktor Hygo, ngjitet në skenë nga regjisori i njohur francez Eric Vigner. Kjo premierë do të jepet në datat 12,13,14 maj,ora 19:00.

“Në familjet si tonat, ku krimi është i trashëguar dhe përcillet nga babai tek i biri, ashtu si mbiemri, ndodh shpesh që ky fatalitet të mbyllet me një vrasje, që zakonisht është një krim në familje, krimi i fundit që lan gjithë të tjerët.”-Lukrecia Borxhia (V.Hygo).

Nuk mund të mungojë dhe prania e klasikes në program. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, shfaq në Universitetin e Arteve, datë 15,16 dhe 17 maj në orën 19:00, Opera “Flauti Magjik”. Dirigjenti Ricardo Casero pas suksesit të “Grand gala de la Zarzuela” vjen te dirigjojë këtë shfaqje magjike.

Ndërkohë, në fundjavë në Teatrin Metropol, do të jetë një shfaqje shumë e bukur për fëmijë që titullohet “Së prapthi”. Shfaqja është shumë e përshtashme për moshën 4-10 vjeç dhe vjen në datat 13 dhe 14 maj në orën 11:00.

Jo vetëm Teatri Metropol, por edhe Teatri i Kukullave ka një program për fëmijët e vegjël. Në fundjavë, në datat 13 dhe 14 maj, në orën 10:30 dhe 11:30 do të jetë shfaqja “Semi gjeti një këpucë” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cilët janë prindërit më të rinj në botë

Fundjava në Tiranë vjen gjithmonë e pasur me një program artistik. Nuk na mungojnë aktivitet e bukura për të ndjekur në fundjavë, e veçanërisht aktivitete kulturore. Ervin Bushati, eksperti ekonomik dhe deputeti i PS-së, do të jetë këtë të premte DJ i një feste të organizuar nga Njësia 8. Për […]