PROGRAME MBA: MË TË MIRAT NË BOTË – SA VLEJNË?

administrator
Read Time1 Minute, 24 Seconds

PROGRAME MBA: MË TË MIRAT NË BOTË – SA VLEJNË?

(nga Deputeti Ervin Bushati)

Ndërkohë që programet e “Master Bussiness Administration” janë në majat e vlerësimit, e ardhmja është premtuese për shkollat më të mira të biznesit.
Chicago ruan vendin e saj në krye të renditjes tonë, për programet me kohë të plotë MBA. Kjo është hera e gjashtë në shtatë vjet që ka marrë vendin e parë. Ashtu si shumica e kolegëve në Chicago, pothuajse të gjithë klasat që kanë ndjekur programin MBA, gjejnë një punë menjëherë pas diplomimit, me një pagë bazë edhe më të madhe se 100,000$.

Sigurisht që grada shkollore të tilla nuk arrihen lirë. Kostoja mesatare e shkollës së lartë, për 15 shkollat më të mira, është 112,000$. Amerika është shtëpia shpirtërore e programit MBA, dominon listën e shkollave më të mira, duke zënë 11 vende nga 15 shkollat më të mira të këtij vlerësimi ne botë.
Renditja bazohet në një përzierje të të dhënave të analitike, objektive dhe të dhënave subjektive të marra nga studentët. Pesha e të dhënave është vlerësuar në bazë të asaj që nxënësit kanë renditur si më e rëndësishme. Katër kategoritë e përfshira janë: hapja e mundësive të reja të karrierës (35%), zhvillimi personal dhe përvoja arsimore (35%), rritja e pagës (20%) dhe potenciali i rrjetit të lidhjeve (10%).

*** Edhe unë, me krenari mund të them se më ka shërbyer në jetë- pse jo dhe në suksesin e karrierës sime – privilegji që jam diplomuar për Ekonomi/Financë në qytetin e financave boterore Chicago.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ku ka rini, ka progres!

PROGRAME MBA: MË TË MIRAT NË BOTË – SA VLEJNË? (nga Deputeti Ervin Bushati) Ndërkohë që programet e “Master Bussiness Administration” janë në majat e vlerësimit, e ardhmja është premtuese për shkollat më të mira të biznesit. Chicago ruan vendin e saj në krye të renditjes tonë, për programet me […]