Presidenti Trump mesazh urimi Kosovës për 9-vjetorin e pavarësisë

administrator
Read Time1 Minute, 5 Seconds

Kosova feston sot 9-vjetorin e pavarësisë. Në 17 Shkurt 2008 pas shumë përpjekjesh Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar si shteti më i ri në botë. Kosova njihet sot nga 110 vende, ndonëse disa shtete përfshirë këtu edhe Serbinë nuk e kanë njohur sovranitetin e saj.

Në këtë datë të shënuar për Kosovën, Presidenti amerikan Donald Tramp, i ka dërguar një letër urimi Presidentit Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

E ardhmja e Kosovës sovrane, shumë etnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit të qëndrueshëm dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në rritjen e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, thuhet ne mesazh e Presidentit Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kush flet më shumë se një gjuhë, ka më pak shanse të humbë kujtesën

Kosova feston sot 9-vjetorin e pavarësisë. Në 17 Shkurt 2008 pas shumë përpjekjesh Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar si shteti më i ri në botë. Kosova njihet sot nga 110 vende, ndonëse disa shtete përfshirë këtu edhe Serbinë nuk e kanë njohur sovranitetin e saj. Në […]