Presidenti Macron takohet me Kancelaren Merkel

administrator
Read Time48Seconds

Presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron, ka bërë thirrje për një “rindërtim historik” të Evropës, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të reagojë për të luftuar populizmin. Në ditën e parë të presidencës së tij ai ka udhëtuar në Berlin për t`u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes Francës dhe Gjermanisë. Në një konferencë për shtyp të dy liderët u shprehën të bindur se do të punojnë së bashku për strategjitë ushtarake të mbrojtjes, reformat dhe reduktimin e burokracisë në eurozonë.

Në fjalën e tij presidenti Macron tha se Europa duhet të jetë më pak burokratike dhe më shumë mbrojtëse. Ai ka pranuar se Europa ndodhet në një moment kritik dhe ka theksuar se rruga e suksesit të dy vendeve është e lidhur ngushtë me suksesin e Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SHBA dënon qeverinë e Bashar al-Assad

Presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron, ka bërë thirrje për një “rindërtim historik” të Evropës, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të reagojë për të luftuar populizmin. Në ditën e parë të presidencës së tij ai ka udhëtuar në Berlin për t`u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, për […]