Presidenti i Iranit rikonfirmon mandatin e dytë

administrator
Read Time36Seconds

Zgjedhjet e djeshme në Iran rikonfirmuan edhe për një mandat të dytë presidentin aktual, Hassan Rouhani. Rouhani Fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit të tij, Ebrahim Raisi, ku sipas televizionit shtetëror iranian në pothuajse të gjitha votat e numëruara, Rouhani ka fituar më shumë se gjysmën e tyre.

Pjesëmarrja masive në votimet e së premtes detyruan autoritetet që të zgjasin madje kohën e votimeve deri në mesnatë. Më shumë se 60 mijë qendra votimi kanë qenë hapur për të mundësuar pjesëmarrjen e 56 milionë votuesve të regjistruar. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë ditës, ndërsa zyrtarët kanë thënë se mbi 40 milionë iranianë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Euroleague: Fenerbahçe-Olympiakos në finale

Zgjedhjet e djeshme në Iran rikonfirmuan edhe për një mandat të dytë presidentin aktual, Hassan Rouhani. Rouhani Fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit të tij, Ebrahim Raisi, ku sipas televizionit shtetëror iranian në pothuajse të gjitha votat e numëruara, Rouhani ka fituar më shumë se gjysmën e tyre. Pjesëmarrja masive në votimet […]