Post-tërmeti/Rama viziton familjen Lleshi në Kamëz

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 16 Seconds

“Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi sot një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama ishte përkatësisht në shtëpinë e Esat Lleshit në Kamëz, të përbërë prej 8 anëtarësh, ku edhe u sigurua më nga afër se kjo familje ashtu si edhe shumë të tjera, janë stabilizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ndau me ndjekësit e tij momente nga takimi me familjen Lleshi, ku ata i shprehën mirënjohjen për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë ndaj tyre.


Më poshtë gjendet statusi i plotë i kryeministrit:

“Kamëz, Tiranë – Në familjen prej tetë antarësh të Esat Lleshi, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.

Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Festat e fundvitit/Bushati, dhurata për ‘Zemrën e Tiranës’

“Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi […]