Portugalia fiton trofeun e Festivalit Europian të Këngës

administrator
Read Time48Seconds

Edicioni i 62-të i Festivalit Europian të Këngës këtë vit ka shpallur fitues për herë të parë në historinë e tij Portugalinë. Këngëtari që rrëmbeu zemrat e publikut, veçanërisht me interpretimin plot ndjenjë, ishte Salvador Sabral me këngën “Amar Pelos Dois”, i cili grumbulloi plot 758 pikë, ndërsa la pas Bullgarinë, Moldavinë dhe Belgjikën.

Ndërsa mbante në dorë trofeun të cilën i`a dorëzoi fituesja e një viti më parë Jamala, këngëtari portugez Sobral u shpreh: “Muzika nuk është fishekzjarre, muzika është ndjenjë”.

Këtë vit Shqipëria shënoi edicionin e 14-të të pjesëmarrjes në Eurosong. Këngëtarja përfaqësuese ishte Linda Halimi me këngën “Botë”, por pavarësisht duartrokitjeve të publikut, Halimi nuk mundi të merrte pikët e duhura për kalimin në finale.

Në 2018 Festiavli Europian i Këngës do të mbahet në Portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bëj pushime duke mos shpenzuar shumë

Edicioni i 62-të i Festivalit Europian të Këngës këtë vit ka shpallur fitues për herë të parë në historinë e tij Portugalinë. Këngëtari që rrëmbeu zemrat e publikut, veçanërisht me interpretimin plot ndjenjë, ishte Salvador Sabral me këngën “Amar Pelos Dois”, i cili grumbulloi plot 758 pikë, ndërsa la pas […]