Plazhi më i rrallë në botë, guacka në vend të rërës

administrator
Read Time1 Minute, 1 Second

Të gjithë e duam stinën e verës. Pushimet, plazhi, dielli, janë këto gjëra të cilat na shkojnë në mend sapo përmendim verën. Të gjithë e pëlqejnë plazhin, por nëse do ju themi se sot ekziston një plazh që në vend të rërës ka guacka? Po është e vërtetë, ekziston Plazhi i Guackave (Shell Beach), që gjendet në pjesën perëndimore të Autralisë (Shark Bay), i cili në vend të rërës është i mbuluar me guaca.

Plazhi është i gjatë 110 kilometra dhe është njëri nga dy plazhet e vetme të tilla në botë, që janë të mbuluara plotësisht me guaca. Shtresa e guacave në disa vende të plazhit është e thellë dhe arrin deri në 10 metra – ndërsa miliona guaca dikur janë shfrytëzuar për ndërtimin e objekteve të afërta, para se ky plazh të vihej nën mbrojtjen e UNESCO-s, si pasuri botërore, prej kur kujdesi ndaj tij është në maksimum.

Shark Bay, është një destinacion i popullarizuar turistik, ndërkaq deti i pastër si kristali dhe plazhi i jashtëzakonshëm ngjyrë qumështi, shpesh janë mikpritës të ceremonive të ndryshme, sidomos martesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vogue: Shqipëria e Kosova, ndër 9 destinacionet më aventureske

Të gjithë e duam stinën e verës. Pushimet, plazhi, dielli, janë këto gjëra të cilat na shkojnë në mend sapo përmendim verën. Të gjithë e pëlqejnë plazhin, por nëse do ju themi se sot ekziston një plazh që në vend të rërës ka guacka? Po është e vërtetë, ekziston Plazhi […]