Plazh apo jo këtë fundjavë?

Editor
Read Time1 Minute, 19 Seconds

Nëse keni planifikuar që këtë fundjavë ta kaloni në bregdet mbase do t’iu duhet të ndryshoni plan pasi moti do të rezervojë surpriza. Duke nisur nga sot e deri te enjten tjetër, shërbimit të metrologjisë se temperaturat do të pësojnë ulje.

Në ditët në vijim ne presim që të kemi një rënie graduale të temperaturave deri të dielën. Por fundjava e cila përkon me zgjedhjet do të sjellë rritje të temperaturave deri në 34 gradë celsius. Java tjetër fillon përsëri me rritje graduale dhe në të enjten e javës që vjen temeperatura do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Referuar parashikimeve, kjo do të jetë vera më e nxehtë e 30 viteve të fundit ndërsa do të jetë konstante dhe risku për zjarre si pasojë e temperaturave të larta. Po ta krahasojmë me 30 vitet e kaluara, paraprakisht do të thoshim që mund ta ndajmë 30 vitet e kaluara në 2 klasa, 15 vitet më të frskëta dhe ato më të nxehta, vera e sivjetshme pritet të hyjë në 15 vitet më të nxehta krahasuar me grupin tjetër. Mesatarja e kësaj vere mendohet të jetë 2 gradë më e lartë sesa mesatarja e 30 viteve të kaluara. Këto temperatura së bashku me erën e mesditës bën që të favorizojë përhapjen e zjarreve.

Shqetësuese për Departamentin e Meteorologjisë mbetet edhe risku për shira të dendura lokale të cilat mund të sjellin vërshim të përrenjve duke rrezikuar jetën e barinjve që qëndrojnë afër tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SHBA, përfundon me sukses operacioni për ndarjen e binjakeve siameze

Nëse keni planifikuar që këtë fundjavë ta kaloni në bregdet mbase do t’iu duhet të ndryshoni plan pasi moti do të rezervojë surpriza. Duke nisur nga sot e deri te enjten tjetër, shërbimit të metrologjisë se temperaturat do të pësojnë ulje. Në ditët në vijim ne presim që të kemi […]