Piktura më e shtrenjtë, 250 milion $

Editor
Read Time1 Minute, 15 Seconds

Njerëzit kanë mënyrat e tyre se si shprehen. Mënyra se si artistët shprehen na bën të gjejmë vetveten. Përballë veprave të tyre, ku shumë njerëz shohin të pikturuar atë që ka mbartur shpirti i tyre, nuk mund ti masim me vlerën e parasë. Megjithatë paraja mbetet një tregues vlerësimi dhe veprat më të bukura vlerësohen, nëse do të ishte korrekte ta quanim kështu, me vlera të mëdha parash. Megjithatë shumë vepra sot ruhen në muzeume dhe ata rrallë i shesin.

Pikturat kanë arritur shifra marramendëse. Një ndër to është “The Card Players” nga Paul Cezanne, me një vlerë prej 250 milion $ apo “The Dream” nga Pablo Picasso me një vlerë prej 155 milion $.

Përmendim veprën e Mona Lizës, nga Da Vinçi, një vepër që në dhjetor të vitit 1962 u vlerësua me 100 milion$, vlerë që në dhjetor të vitit 2016 do të ishte rreth 760 milon $.Vepra të tjera që përmendim janë: “Royal Red and Blue”, me një vlerë prej 75.1 milion $ nga Mark Rothko, “Massacre of the innocents” nga Peter Paul Ruben me vlerë 78.7 milion $. Një tjetër vepër klasike është portreti i Marilyn Monroe, vepër e quajtur “ Turquoise Marilyn” nga Andy Warhol me vlerë 80 milion $.Veprat e Vanh Gogh gjithmonë janë të vlerësuara, ashtu si “Portrait of Dr. Gachet” me një vlerë prej 82.5 milion $.

Këto janë vetëm disa nga thesari i që mbart arti i pikturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

France, sot dita e fundit e fushatës elektorale

Njerëzit kanë mënyrat e tyre se si shprehen. Mënyra se si artistët shprehen na bën të gjejmë vetveten. Përballë veprave të tyre, ku shumë njerëz shohin të pikturuar atë që ka mbartur shpirti i tyre, nuk mund ti masim me vlerën e parasë. Megjithatë paraja mbetet një tregues vlerësimi dhe […]