Përurohet këndi i ri i lojërave/ Veliaj: Do të ecim shumë shpejt me projektin e Astirit

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 1 Second

Njësia 7 ishte ndalesa e radhës e kreut të Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj në turin e nisur në të 27 njësitë administrative, ku përuroi këndin e ri të lojërave në Rr. “Frosina Plaku”.

Fëmijëve dhe të moshuarve të zonës iu rikthye një tjetër hapësirë publike për lojëra dhe çlodhje. Veliaj u bëri thirrje banorëve që të zgjedhin administratorët e pallateve dhe të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”.

Kryebashkiaku i njohu banorët e Njësisë 7 me një sërë investimesh të rëndësishme që do të kryhen në zonën e tyre.

“Do të vazhdojmë transformimin tek ish-Fusha e Aviacionit, po ashtu edhe me disa kënde të tjera aty, ndërkohë do të ecim shumë shpejt me projektin e Astirit. E di që trafiku është shqetësim për të gjithë banorët, do e kishim mbaruar nëse nuk do ishim bllokuar tre vjet, megjithatë nuk dua ta kthejmë kokën mbrapasepse njerëzit e dinë se kush janë ata që punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë. Do ecim shpejt dhe do hapim disa nga galeritë kryesore që krijojnë trafikun aty”

Zgjatimi i Lanës do të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

“Banorët që janë skeptikë duhet të shohin si ka shkuar Lana dhe Bulevardi në të dyja anët, deri në Shkozë; sa u është rritur vlera pronës dhe sesi është transformuar realiteti urban në atë njësi, pra nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. E njëjta gjë do ndodhë edhe për pjesën e Lanës që prek Njësinë 7 dhe Kasharin. Të gjithë ata që janë me letra pronësie do të shpronësohen; kush nuk i ka letrat, por ka nevojë për strehim dhe banon aty prej shumë vitesh, do të strehohen në pallatet që do të ndërtohen nga bashkia në terren publik. Zhvillimi i Astirit dhe i Lanës janë dy projekte jo vetëm strategjike për Njësinë 7, por për të gjithë Tiranën.

Teksa bëri thirrje për mospolitizim të projekteve infrastrukturore, Veliaj siguroi banorët edhe për dëmshpërblimet e tërmetit. Veliaj e quajti kriminale inkurajimin e qytetarëve, nga ana e përfaqësuesve të opozitës, që të jetojnë në banesat e shpallura të pabanueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dhurohen 25 kompjutera në gjimnazin ‘Partizani‘/Bushati: Investojmë për një arsim cilësor

Njësia 7 ishte ndalesa e radhës e kreut të Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj në turin e nisur në të 27 njësitë administrative, ku përuroi këndin e ri të lojërave në Rr. “Frosina Plaku”. Fëmijëve dhe të moshuarve të zonës iu rikthye një tjetër hapësirë publike për lojëra dhe çlodhje. Veliaj […]