Përmbytje të mëdha në Sri Lanka, 126 viktima

administrator
Read Time39Seconds

Shirat e majit kanë qenë shkatërrues këtë vit për Sri Lankën. Kjo pasi shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e 126 personave dhe zhdukjen e 97 të tjerëve. Disa anije ushtarake dhe helikopterë janë dërguar për të ndihmuar autoritetet në operacionet e shpëtimit.

Përmbytjet besohet të jenë më të këqiat që nga maji i vitit 2003, kur shirat shkatërruan 10,000 shtëpi dhe lanë 250 të vdekur. Sipas të dhënave rreth 2.042 persona janë evakuuar nga 38 vende. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, si dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar njerëzit.

Sri Lanka është goditur nga shirat e rrëmbyeshëm pas gati dy muajsh thatësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shalqiri ul tensionin e gjakut dhe na mbron nga infarkti

Shirat e majit kanë qenë shkatërrues këtë vit për Sri Lankën. Kjo pasi shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e 126 personave dhe zhdukjen e 97 të tjerëve. Disa anije ushtarake dhe helikopterë janë dërguar për të ndihmuar autoritetet në operacionet e shpëtimit. […]