Përmbytje masive në Kanada

administrator
Read Time54Seconds

Edhe pse temperaturat e larta nuk kanë vonuar të vijnë as këtë vit, ndryshe po ndodh në Kanada ku shirat dhe stuhitë duket se nuk janë larguar ende.

Rajoni i Kebekut në Kanada është përfshirë nga përmbytje të rënda duke çuar në dëmë të shumta. Duke parë fuqinë e stuhive, qeveria në Kanada u detyrua të kërkojë ndërhyrjen e ushtrisë për të evakuuar qytetarët në lindje të vendit, ku përmbytjet e rënda, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, rrezikuan mijëra banorë.

Zhvendosja e njerëzve nisi që të shtunën, ndërkohë që niveli i ujit vazhdon të ngrihet. Pjesa më e rrezikuar është ajo rreth liqenit Ontario dhe rajonet tjera të Kebekut.

Kryeministri i Kebekut, Filip Kular, paralajmëroi se gjendja do të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe shkrirja e borës bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, duke krijuar gjendje të rrezikshme në rajonet prej Otavës deri në Montreal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 9 maj?

Edhe pse temperaturat e larta nuk kanë vonuar të vijnë as këtë vit, ndryshe po ndodh në Kanada ku shirat dhe stuhitë duket se nuk janë larguar ende. Rajoni i Kebekut në Kanada është përfshirë nga përmbytje të rënda duke çuar në dëmë të shumta. Duke parë fuqinë e stuhive, […]