Për një qytet të pastër, të gjithë në aksion më 13 nëntor

Editor
Read Time52Seconds

Të gjithë duam një qytet të pastër dhe pa plehra. Të gjithë duam më shumë gjelbërim e parqe, por jo gjithnjë duhet të shohim tek institucionet, edhe ne si qytetar mund të japim ndihmesën tonë.

Në 13 Nëntor nën moton “Tirana Pastron”, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e aksionit më të madh të pastrimit.

Kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se cilat janë 23 zonat  e ndotura në të cilat do të përqendrohet pastrimi i qytetit ditën e diel.

Kreui I Bashkisë fton qytetarët që t`i bashkohen këtij aksioni për të ndryshuar qytetin, ndërsa u kërkon që të mbajnë pastër ambientin duke hedhur mbeturinat në vendin e caktuar.

Cdo qytetar duke u organizuar me miqtë e tij mund t`i bashkohet aksionit në lagjen e tij ose në nje nga 23 zonat e ndotura të përcaktuara në hartë. Të jetojmë shëndetshëm në një mjedis të pastër!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shqipëria në Google Street View

Të gjithë duam një qytet të pastër dhe pa plehra. Të gjithë duam më shumë gjelbërim e parqe, por jo gjithnjë duhet të shohim tek institucionet, edhe ne si qytetar mund të japim ndihmesën tonë. Në 13 Nëntor nën moton “Tirana Pastron”, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët që […]