Pedalim dhe pastrim/ Zemra e Tiranës në shërbim të komunitetit

Editor
Read Time1 Minute, 20 Seconds

Zemra e Tiranës në bashkëpunim me komunitetin e Njësisë Administrative nr.8 ka ndërmarrë këto ditë një nismë të vecantë duke larguar mbetjet e hedhura në vende të papërshtatshme me ndihmën e biçikletave Mobike.

Ky aktivitet u mbështet në dy pika krysore, të përcjella si mesazhe jo vetëm për njësinë nr.8, por edhe për qytetin e Tiranës. Përdorimi i bicikletës për të ulur sado pak ndotjen në qytetin më të madh të vendit dhe shërbimi vullnetar në për një jetesë më të mirë, e cila në këtë rast mund të arrihet nëse secili prej nesh fillimisht nuk abuzon me shpërndarjen e mbetjeve në vende të papërshtatshme dhe po aq e rëndësishme është edhe largimi i mbetjeve vullnetarisht nga këto vende.

Në fund të fundit, më pak mbetje në vendet ku jetojmë do të thotë jetesë më e mirë për të gjithë.

Zemra e Tiranës do të vijojë të zhvillojë të tilla aktivitete dhe mirëpret këdo që do të bshkohet me ne duke na shkruar në faqen tonë në Facebook ose Instagram.

Ne kemi një thirrje për të gjithë qytetarët që të kujdesen për ambientin ku jetojnë dhe të bëjnë pjesën e tyre për të pastruar mbetjet të hedhura nga persona të papërgjegjshëm dhe të pavetëdijshëm për dëmin që i shkaktojnë vendit, vetes dhe të tjerëve.

Më poshtë disa nga momentet e aktivitetit Pedalim dhe pastrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Basha kukull e Rusisë ?/ Deputetit socialist i del parashikimi i dy viteve më parë

Zemra e Tiranës në bashkëpunim me komunitetin e Njësisë Administrative nr.8 ka ndërmarrë këto ditë një nismë të vecantë duke larguar mbetjet e hedhura në vende të papërshtatshme me ndihmën e biçikletave Mobike. Ky aktivitet u mbështet në dy pika krysore, të përcjella si mesazhe jo vetëm për njësinë nr.8, […]