PD sërish kundër çeljes së negociatave/ Nuk ka Shqipëri si gjithë Europa

Editor
Read Time1 Minute, 59 Seconds

Sa herë që Shqipëria ndodhet pranë vendimit që do të merret për çeljen ose jo të negociatave, Partia Demokratike jo vetëm që nuk përpiqet të mbrojë dhe të mbështesë qëndrimin pozitiv të vendeve europiane, por ashpërson gjuhën kundër qeverisë.

A thua se një rekomandim për çeljen e negociatave është në favor të qeverisë dhe jo një e mirë që shqiptarët e presin prej vitesh.


Edhe sot, takimi Rama-Merkel duket se ka prishur qetësinë e selisë blu, duke nxituar të nxjerrin sekretarin Gazmend Bardhi për të thënë fjalën e keqe në këtë ditë që duhet të ishim të gjithë bashkë.

Ai shprehet se me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.

Më poshtë deklarata e plotë

Asnjë takim në Berlin, Uashington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.

Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.

Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.

Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.

As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.

Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Simptomat që tregojnë se keni nevojë për psikolog

Sa herë që Shqipëria ndodhet pranë vendimit që do të merret për çeljen ose jo të negociatave, Partia Demokratike jo vetëm që nuk përpiqet të mbrojë dhe të mbështesë qëndrimin pozitiv të vendeve europiane, por ashpërson gjuhën kundër qeverisë. A thua se një rekomandim për çeljen e negociatave është në […]