Parandalimi konflikteve dhe mbështetja e paqes përmes punës së mire!

administrator
Read Time48Seconds

Drejtësia sociale është një parim themelor për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë brenda dhe ndërmjet kombeve. Kombet e Bashkuara kanë si mision të tyre ndjekjen e drejtësisë sociale për të nxitur zhvillimin dhe dinjitetin njerëzor. Në 20 Shkurt 2007 Asambleja e Përgjithshme e shpalli si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale duke ftuar të gjithë shtetet anëtare të kushtojnë një ditë promovimi të aktiviteteve kombëtare dhe të mbështesin përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë, nxitjen e punësimit, barazinë gjinore dhe drejtësinë për të gjithë.

Kombet e Bashkuara mbështesin parimet e drejtësisë sociale kur promovojmë barazinë gjinore, të drejtat e popujve indigjenë dhe të emigrantëve. Me heqjen e barrierave për shkak të gjinisë, moshës, racës, etnisë, fesë, kulturës drejtësia sociale do të shkoj përpara.

#20Shkurt #Ditëtndërkombëtare

Z.Sturce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Ariu i Artë” në Berlin, Triumfon kinematografia Hungareze

Drejtësia sociale është një parim themelor për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë brenda dhe ndërmjet kombeve. Kombet e Bashkuara kanë si mision të tyre ndjekjen e drejtësisë sociale për të nxitur zhvillimin dhe dinjitetin njerëzor. Në 20 Shkurt 2007 Asambleja e Përgjithshme e shpalli si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale […]