Panik në avionin e linjës “Malaysian Airlines”

administrator
Read Time52Seconds

Një avion i kompanisë “Malaysian Airlines” që ishte nisur për në Indi ka pësuar një incident të tmerrshëm, pasi një nga pasagjerët pretendoi se kishte eksploziv dhe tentoi të futej në kabinën e pilotit. Tre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit mori vendimin që të kthehej në Melburn, pasi pasagjerët reaguan të tmerruar. Sapo avioni ka mbërritur në pistë, në avion hynë forcat speciale të policisë australiane, që nuk patën shumë punë për të bërë, pasi pasagjeri i zhurmshëm ishte lidhur nga pasagjerët e tjerë.

Videot të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale nga pasagjerët treguan se personi i dyshuar nuk kishte patur armë me vete apo paisje shpërthyese.

Pas hetimeve të bëra, autoritetet australiane thanë se pasagjeri problematik ishte një 26-vjeçar nga Sri Lanka, i cili vetëm pak orë para se të hipte në avion ishte liruar nga një spital psikiatrik i Melburnit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cilat janë frutat më të mira në stinën e verës

Një avion i kompanisë “Malaysian Airlines” që ishte nisur për në Indi ka pësuar një incident të tmerrshëm, pasi një nga pasagjerët pretendoi se kishte eksploziv dhe tentoi të futej në kabinën e pilotit. Tre prej pasagjerëve të tjerë ndërhynë me shpejtësi dhe e ndaluan atë, ndërsa stafi i avionit […]