Pakti për Universitetin/Shahini: Më 8 maj, zgjedhjet për drejtuesit e rinj

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 56 Seconds

Më 8 maj, universitet publike do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Data u njoftua sot nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një prononcimi për mediat. Shahini e cila theksoi se fushata do të nisë sipas rregullores një muaj përpara.

“Në maj, skadon mandati i drejtuesve të Universiteteve publike. Para pak kam firmosur urdhrin për datën e zgjedhjeve për të gjitha stukturat e reja drejtuese dhe është data 8 maj 2020. Fushata fillon 30 ditë para, pra në datën 9 prill. Universitetetet janë të detyruara të publikojnë dy muaj, pra 60 ditë para rregulloren”- u shpreh Shahini, ndërsa garantoi se procesi do të jetë i mirë.

Ajo u shpreh se zgjedhjet në universitetet publike duhet të prodhojnë drejtues të ri, në mënyrë që situata të mos jetë e bllokuar, ndërsa komentoi edhe pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

“Besoj se ju kujtohet, vitin e kaluar unë propozova shkarkimin e rektorit, bazuar mbi një sërë shkeljesh ligjore të kryera nga ana e tij, si një zgjidhje e mundshme e situatës së paligjshmërisë dhe një hapje rruge për reformë në universitet. Por Presidenti i Republikës së Shqipërisë vendosi të mos miratojë propozimin tim. La në detyrë një rektor i cili vazhdon të shkaktojë probleme serioze në menaxhimin e universitetit. Për mua ishte dhe mbetet zhgënjyese që presidenti në vend që të kontribuojë në përmirësimin e situatës në universitet, ai vendosi të bëjë të bëjë politikën e tij të zakonshme të refuzimit të çfarëdo propozimi që i vjen nga qeveria jonë.

Por unë kam ende shpresë, sepse besoj se zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën Universitetit të Tiranës, dhe kjo është tani në duar të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës. Ajo që na mësoi protesta e studentëve të dhjetorit 2018, është se kur ka vullnet të fortë dhe organizim të mirë politikat edhe ndryshojnë. Ne si qeveri, për shkak të energjisë që morëm nga kjo protestë, arritëm të zbatojmë pak a shumë të gjitha pikat e “Paktit të Universitetit”. deklaroi Shahini.

Videon e plotë e gjeni më poshtë: 

 

BalkanWeb

’Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shqipëria: Raportuesit mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Opozitës dhe Mazhorancës në pushtet për reformën zgjedhore

Më 8 maj, universitet publike do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Data u njoftua sot nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një prononcimi për mediat. Shahini e cila theksoi se fushata do të nisë sipas rregullores një muaj përpara. “Në maj, skadon mandati i drejtuesve të Universiteteve publike. Para […]