Pak histori për Margaret Thatcher

Editor
Read Time3 Minutes, 25 Seconds

Është e vështirë të mendosh se si mund të ndryshonin bindjet politike botërore pa ndihmën e Margaret Thatcher, e cila solli idetë novatore në një kohë kur qeveritë luanin me pushtetin absolut. Margaret Thatcher ka qenë katalizatori i një sërë eventesh të ndërthurura me njëra-tjetrën, të cilët i dhanë një shkundje dy dekadave të fundit të shekullit dhe ndihmuan racën njerëzore dhe mijëvjeçarin, duke i dhënë më tepër shpresë dhe vetbesim. Triumfi i kapitalizmit, afirmimi gati universal i tregut si gjë thelbësore për prosperitet, kolapsi i imperializmit sovjetik, zvogëlimi i pushtetit absolut të shtetit gati në të gjithë kontinentet dhe të gjithë vendet e botës – Margaret Thatcher luajti një rol të rëndësishëm në të gjithë këto transformime dhe nuk është e lehtë të mendosh se si mund të kishin ndodhur këto ngjarje thelbësore pa të.

E lindur më 1925, Margaret Hilda Roberts ishte një vajzë shumë e zellshme. Vajza e një tregtari Grantham, studionte me anë të bursave që fitonte, punoi shumë për të studiuar në Universitetin e Oxfordit dhe arriti të merrte dy grada në kimi dhe drejtësi. Magjepsja dhe përkushtimi i saj për politikën bëri që të ishte anëtare e Parlamentit në moshën 34-vjeçare. Mendja e saj e mprehtë dhe goja e shpejtë bëri që të evidentohej në zgjedhjet Tory dhe në moshën 44-vjeçare ajo fitoi postin e parashikuar për gratë në Kabinet si ministre e Arsimit, gjë që dukej se ishte kulmi i karrierës së saj.

Si ia vuri nofkën “Zonja e Hekurt” gazetari sovjetik

Kryeministrja më jetëgjatë e shekullit XX në Britani, një vend me një histori të gjatë monarkesh femra, Thatcher është e para dhe e vetmja që ka drejtuar ndonjëherë ekzekutivin britanik. Me një stil drejtimi autoritar, Thatcher mbahet mend për një sërë reformash të thella dhe gjithëpërfshirëse, që bënë një gazetar sovjetik ta mbiquante “Zonja e Hekurt”. Që prej atëherë, kjo nofkë u bashkangjit përjetësisht me figurën e baroneshës.

Vajza e kasapit hyn në politikë

Historia e ngritjes së Thatcher deri në krye të shtetit, është një histori e rrallë, e një njeriu të zakonshëm, që përballë të gjithë pengesave dhe pa asnjë përkrahje, arriti të ngjitej deri në majë dhe të ndryshonte jetën e dhjetëra miliona bashkëkohësve të saj. E lindur në vitin 1925, si vajza e një kasapi, Thatcher kreu studimet e mesme gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, pavarësisht kaosit të asaj kohe, Margaret arriti të merrte vlerësime të shkëlqyera në aktivitetet jashtëshkollore, midis të cilave recitimet poetike, piano, noti, ecja dhe hokei në bar. Në studimet e larta, Thatcher u diplomua si kimiste, përpara se t’i përkushtohej një universiteti të dytë dhe në krye të disa viteve, të diplomohej edhe si avokate, e specializuar në fushën e tatim-taksave. Kontakti i saj i parë me politikën erdhi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1951, kur ajo u përfshi në listën e konservatorëve, falë edhe sponsorizimit të Denis Thatcher, me të cilin ajo u lidh në martesë në të njëjtin vit.

Fakte interesante
1 – Ajo lindi mbi një apartament sipër ushqimores së babait të saj
2 – Para se të hynte në politikë, Thatcher punonte si shkencëtare ushqimesh
3 – Ajo i humbi dy zgjedhjet e para parlamentare
4 – Teksa studionte për drejtësi, Thatcher lindi dy binjakë
5 – Ajo njihej gjithashtu dhe si “njeri pa ndjenja”
6 – Ajo nuk besonte se do të shihte një kryeministre femër në Britani gjatë jetës së saj
7 – Laurence Olivier ishte përgjegjës për rritjen e saj në pushtet
8 – Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë në Britani e shekullit XX
9 – Ajo i shpëtoi një tentative për vrasje të IRA-s nga një bombë me sahat, më 12 tetor 1984
10 – Dita “Margaret Thatcher” festohet çdo vit në Ishujt Falkland, cdo 10 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ushqimet që ju rritin flokët me shpejtësi

Është e vështirë të mendosh se si mund të ndryshonin bindjet politike botërore pa ndihmën e Margaret Thatcher, e cila solli idetë novatore në një kohë kur qeveritë luanin me pushtetin absolut. Margaret Thatcher ka qenë katalizatori i një sërë eventesh të ndërthurura me njëra-tjetrën, të cilët i dhanë një […]