Padi nga kunati i Bashës, deputeti Bushati fiton gjyqin

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 14 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka fituar gjyqin me kunatin e Lulzim Bashës,  i cili e kishte paditur për cënim të nderit dhe personalitetit.

Për këtë Erion Isufi kishte kërkuar dëmshpërblim jopasuror në vlerën e 2 milion lekeve te reja, si dhe përgenjeshtrimin e deklaratave të bëra. Bushati në cilësinë e deputetit ne disa deklarata publike ka permendur Erion Isufi, se ka fituar disa kontrata nga kryetari i opozites,  ne prezantimin e platoformes, ” çlirimi  i ekomisë.” Nëpërmjet kësaj platforme opozita synontë verifikimi, hetimi dhe sekuestrimi i çdo pasurie të vënë në mënyrë të paligjshme përmes kontratave konçensionare, PPP, si dhe çdo akti ligjor apo liçence të dhënë nga qeveria për shfrytëzimin e pasurive publike. Gjykata vlereson ne vendim se deklarimet e Bushatit  janë bërë me qëllim informimin e publikut, sa i takon lidhjeve të biznesit si sipërmarrës që kunati i Z. Lulzim Basha ka me ata, të cilësuar oligarkë. Në këtë kuadër, Gjykata vlerëson se përhapja e të dhënave të tilla, ka interes publik në kontekstin e debatit politik të zhvilluar mes pozitës dhe opozitës. Sipas gjykatës, publiku duhet të dijë dhe marrë informacion nëse familjarë të eksponentëve të lartë të partisë në pushtet, por edhe të partisë opozitare. Siç duhet të informohet publiku nga opozita në lidhje me tenderat publike dhe kontratat publike të lidhura mes qeverisë dhe të cilësuarve oligarkë.  Duke marrë këtë informacionin thuhet në vendim , publiku ka mundësi të vlerësojë deklaratat dhe alternativat qeverisëse që i ofrohen atij, nga të dyja palët politike. Gjykata, vlerëson se deputetit Bsuhati nuk duhet t’i kufizohet liria e shprehjes duke qenë se thëniet e saj janë opinione të bëra në një kontekst politik të caktuar, me kuadër të një debati me interes të përgjithshëm publik dhe politik me qëllim informimin e publikut.  Ketu sqaron gjykata mungon elementi i fajësisë, pra të dashjes për të shkaktuar deklarata shpifëse dhe një dëm të padrejtë për palën e paditur.Në analizën e saj gjykata thekson se ka vendosur balancën mes cenimit të personalitetit dhe dinjitetit të Erion isufit të pretenduar të shkelur nga Ervin Bushati dhe ushtrimit të lirisë së tij të shprehjes.  Si përfundim gjykata arrin në konkluzionin se padia e paraqitur nga pala paditëse në të dy kërkimet e padisë është e pa bazuar në ligj dhe prova dhe si e tillë duhet rrëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Shumë shpejt nis edhe Shëngjin-Velipojë!

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka fituar gjyqin me kunatin e Lulzim Bashës,  i cili e kishte paditur për cënim të nderit dhe personalitetit. Për këtë Erion Isufi kishte kërkuar dëmshpërblim jopasuror në vlerën e 2 milion lekeve te reja, si dhe përgenjeshtrimin e deklaratave të bëra. Bushati në […]