OKB ngre alarmin për krizën e urisë në botë

administrator
Read Time45Seconds

Bota ballafaqohet me krizën më të keqe humanitare që prej vitit 1945, ndërsa më shumë se 20 milionë njerëz nga katër vende, vuajnë nga uria. Shefi për çështje humanitare në Kombet e Bashkuara, Stefen O’Brien, ka kërkuar një ndihmë urgjente prej 4.4 miliardë dollarësh deri në muajin korrik, për Jemenin, Sudanin Jugor, Somalinë dhe pjesën verilindore të Nigerisë.

Ndërkohë më herët UNICEF ka paralajmëruar se shumë fëmijë pritet të vdesin gjatë këtij viti për shkak të urisë nëse nuk merren masa. O’Brien ka deklaruar se shuma e nevojshme për të shmangur këtë katastrofë ishte 4.4 miliardë dollarë, duke shtuar se pa përpjekje kolektive dhe të koordinuara globale, shumë prej këtyre njerëzve i pret një fund i hidhur e shumë të tjerë do të vuajnë e do të vdesin nga sëmundjet e ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bashkia e Tiranës përfundon projektin e rindërtimit të Pazarit të Ri, do punësojë 1 mijë persona

Bota ballafaqohet me krizën më të keqe humanitare që prej vitit 1945, ndërsa më shumë se 20 milionë njerëz nga katër vende, vuajnë nga uria. Shefi për çështje humanitare në Kombet e Bashkuara, Stefen O’Brien, ka kërkuar një ndihmë urgjente prej 4.4 miliardë dollarësh deri në muajin korrik, për Jemenin, […]