Ohri, një ndër 10 qytetet më të bukura për t`u vizituar

administrator
Read Time1 Minute, 42 Seconds

Nëse jeni aventurier dhe doni të vizitoni qytete të reja të pa eksploruara më pare, ne ju vijmë në ndihmë me disa sugjerime. Lonely Planet ka publikuar 10 qytetet më të mira dhe më të bukura për t’u vizituar në 2017-ën ku bën pjesë edhe qyteti i Ohrit në Maqedoni.

Sipas listës së Lonely Planet, Bordo është qyteti më i mirë në botë për të vizituar.  I njohur për zgjedhje të shumta, Lonely Planet e ka potencuar Cite dy Vin, pjesën e njohur të qytetit francez për verëra, “revolucionin e tij gastronomik” dhe linjën e shpejtë të hekurudhës si arsye se pse duhet vizituar.

Në vendin e dytë është Cape Town, e cila ka mjaft atraksione kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Modern në Afrikë, ndërsa në vendin e tretë është Los Angeles, i cili tashmë ka zgjeruar rrjetin e trenit nëntokësor dhe ka rreth 50 hotele të reja që janë duke u ndërtuar.

Në mesin e 5 qyteteve më të mira, sipas Lonley Planet, gjendet edhe qyteti i Ohrit në Maqedoni, i cili, për ata që e kanë vizituar, i dinë arsyet se pse ky qytet është një trashëgimi e cila duhet vizituar. E për ata që ende s’kanë rastisur ta vizitojnë, duhet theksuar se Ohri njihet për plazhet e vogla të bukura, por mos të harrojmë edhe Shën Naumin.

Ja cilat janë 10 qytetet më të bukura për t’u vizituar më 2017, sipas Lonely Planet:
1. Bordo, Francë
2. Cape Town, Afrikë e Jugut
3. Los Angeles, SHBA
4. Merida, Meksiko
5. Ohër, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seul, Kore e Jugut
8. Lisbona, Portugali
9. Moska, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA

Lonely Planet ka listuar edhe 10 shtetet më të bukura për t’u vizituar, ku vendin e pare e zë Kanadaja, vendin e dytë e zë Kolumbia dhe vendin e tretë e zë Finlanda. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se ku do t`i kaloni pushimet e verës, ja ku i keni disa sugjerime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“Moonlight”, triumfon në Oscar

Nëse jeni aventurier dhe doni të vizitoni qytete të reja të pa eksploruara më pare, ne ju vijmë në ndihmë me disa sugjerime. Lonely Planet ka publikuar 10 qytetet më të mira dhe më të bukura për t’u vizituar në 2017-ën ku bën pjesë edhe qyteti i Ohrit në Maqedoni. […]