OBSH klasifikon 12 lloje bakteresh, rrezik për njeriun

administrator
Read Time41Seconds

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar 12 lloje bakteresh si rezistente ndaj antibiotikëve, duke i deklaruar si rrezik për njeriun. OBSH-ja ka bërë grupimin e baktereve dhe ka caktuar shkallën e rrezikut që paraqesin. Vlerësimi i rrezikut është ndarë në tri kategori sipas nevojës së urgjencës.

Në këto kategori janë caktuar kriteret me përparësi kritike, të lartë si dhe me përparësi të mesme. Në kategorinë me përparësi kritike janë vendosur bakteret që rezistojnë ndaj më shumë se një antibiotiku, si ato të quajtura agram negative dhe paraqesin rrezik të madh sidomos për spitalet.

Organizata ka kërkuar nga prodhuesit e barnave të studiojnë dhe krijojnë antibiotikë të rinj ndërsa qeverive u ka bërë thirrje për më shumë financime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dollari amerikan shënon rritje përkundrejt monedhave të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar 12 lloje bakteresh si rezistente ndaj antibiotikëve, duke i deklaruar si rrezik për njeriun. OBSH-ja ka bërë grupimin e baktereve dhe ka caktuar shkallën e rrezikut që paraqesin. Vlerësimi i rrezikut është ndarë në tri kategori sipas nevojës së urgjencës. Në këto kategori janë […]