OBSH: Do të bëjmë gjithçka për të zbuluar origjinën e COVID-19

Joana Allushi
Read Time59Seconds

Kreu i OBSH-së është zotuar se do të bëjë çtë jetë e mundur për të zbuluar origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke hedhur poshtë akuzat se agjencia e KB-së i përkulet së tepërmi vullnetit të Kinës.

“Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për ta njohur atë”, premtoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, agjencia e të cilit shpreson të dërgojë së shpejti një ekip shkencor ndërkombëtar në terren, në rajonin kinez të Ëuhan, i konsideruar si djepi i pandemisë.

“Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ai.

“Pozicioni i OBSH-së është shumë, shumë i qartë, ne duhet të dimë origjinën e këtij virusi, sepse ai mund të na ndihmojë të parandalojmë epidemitë në të ardhmen”, tha Ghebreyesus.

Ekipi ndërkombëtar i përbërë nga dhjetë shkencëtarë të njohur në fushat e tyre të ndryshme të ekspertizës ka për mision të kthehet në origjinën e virusit dhe të dijë se si ai u transmetua tek njerëzit, por ende nuk ka mundur të udhëtojë në Kinë, atje ku pandemia filloi në fund të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kush janë shtatë gratë që Biden do tu besojë komunikimin me publikun

Kreu i OBSH-së është zotuar se do të bëjë çtë jetë e mundur për të zbuluar origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke hedhur poshtë akuzat se agjencia e KB-së i përkulet së tepërmi vullnetit të Kinës. “Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për ta […]