Njerëz në Zemër/ Njihuni me Sanien, rrugëtimi 25-vjeçar në Partinë Socialiste #8

Editor
Read Time3 Minutes, 54 Seconds

Njerëz në Zemër vjen këtë javë me një tjetër personazh të dashur. Ajo është Sanie Ziso, një nga anëtarët më të vjetra të Partisë Socialiste në Njësinë nr.8.

Në një bashkëbisedim me Geraldina Hetin, ajo tregon eksperiencën në forcën politikë që i ka dedikuar kohë, dashuri dhe pasion prej më shumë se 25 vitesh. Çdo fushatë që ka pasur që nga viti 1994 Sania shprehet se ndjehet sikur të ishte hera e parë në këtë parti.

Sania sot është 65 vjec, rritur nga dy prindër Korcare. Ka pasur një fëmijëri të shëndoshë dhe të lumtur . Ajo ka kryer studimet 8-vjecare në shkollën Naim Frasheri dhe më pas në gjimnazin Qemal Stafa. Në njësinë 8 ajo njihet si gruaja që me urtesinë dhe kembënguljen e saj për t’i kryer punët  me pozitet fiton zemrat e personave që e rrethojnë.

Më poshtë mund të ndiqni bashkëbisedimin midis Sanie Zisos dhe Geraldina Hetit.

Znj.Sanie faleminderit që pranuat të ndanit pak kohe me ne.

Faleminderit ju!  Për mua është kënaqesi dhe gjithmonë kam kohe për ju, për partinë e zemrës time.

Si kanë qenë vitet e jetës suaj në gjirin e Partisë Socialiste ?

Të jem pjesë e Partisë Socaliste është një gjë shumë e bukur për mua. Gjithmonë kam dhënë kontributin tim për këtë parti dhe gjithmonë jam gjendur dhe jam treguar e gatshme të zgjidh cdo problem në këtë parti. Unë kam qenë në funksionin e kryetares së organizatës, por tani këtë pozcion e ka marrë një kolege që e kryen mjaft mirë këtë punë. Bashkërisht me ndihmën time, por dhe me ndihmën e të tjerëve ne arrijmë të jemi të dobishëm për komunitetin.

Çfarë ju ka ngelur në mendje në  25 vite angazhimi në politikë ?

Ka shumë momente që ngelen në kujtesë, por kamë dëshirë të ndaj me ju një hoistori. Për mua viti 97 ka qenë një ndër vitet më të vështira. Në zgjedhjet e atij viti unë isha vëzhguese në një nga qendrat e votimit. Ju ndoshta nuk e kuptoni, por dua t’ju them se armët bucisnin jashtë për shkak të situatës që ishte në atë kohë. Frika ishte e pranishme tek të gjithë, por për mua, më lejoni të theksoj se asnjëherë nuk e kam pasur këtë ndjenjë edhe pse rreziku për jetën ishte madh. Unë për asgjë nuk do hiqja dorë nga kutitë e votimit ku njerëz qe e donin të majtën, por edhe qytetarë të tjerë kishin votuar. Fundja kjo ishte dhe është e drejta e secilit të shprehet me votë.

Cili është mendimi juaj për të rinjtë në politikë ?

Të afrosh të rinjtë drejt politikës është një gjë shumë e mirë. Une kam këmbëngulur shumë që të rinjtë të angazhoheshin normalisht. Interesant është fakti që kërkonim  edhe lejen e prindërve për secilin fëmijë, pasi për vitet qe ishin dhe situatën e krijuar në atë kohë ishte pak e vështirë dhe frikë.  Mendoj se të rinjve duhet ti japim të drejtën për t’u shprehur, të jenë vetvetja dhe lirine për t’u promovuar. Është shume e mire që të rinjtë te na bashkohen dhe t’i kemi pranë në cdo rrugëtim politik ndër vite .

Cfarë keni bërë ju dicka ndryshe për komunitetin si anëtare por edhe si kryetare organizate ?

Ne të gjithë rrugëtimin në Partinë Socialiste, dua te peremend dy gjeste shume humane që sigurisht nuk janë arritur vetëm nga une, por dhe me ndihmen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Ne kemi bërë të mundur strehimin e dy familjeve që banesën e tyre e kishin te pajetueshme dhe jeta e tyre rrezikohej brenda mureve qe ata e cilësonin si banesë .

Cfarë ju pëlqen më shumë nga punët që kryetari i bashkisë ka kryer për Tiranën në këto 4 vite?

Për mua cdo gjë është e bukur në Tiranë. Ajo ka ndryshuar shumë dhe do të ndryshojë falë ideologjisë të Partise Socialiste, por unë duke qenë dhe banore pranë Pazarit të Ri do të veçoja atë si punën më të bukur të kryetarit. Më pelqen që fëmijët luajne aty.  Çdo mbasdite bëhet me e bukur në Pazarin e Ri

Znj. Sanie ju faleminderit shumë për këtë bisedë të këndshme

Faleminderit ju! U ndjeva shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nis Kupa “Zemra Volley”

Njerëz në Zemër vjen këtë javë me një tjetër personazh të dashur. Ajo është Sanie Ziso, një nga anëtarët më të vjetra të Partisë Socialiste në Njësinë nr.8. Në një bashkëbisedim me Geraldina Hetin, ajo tregon eksperiencën në forcën politikë që i ka dedikuar kohë, dashuri dhe pasion prej më […]