Njerëz në Zemër/ Geri Kusi, frymëzim për të rinjtë e Njësisë #8

Editor
Read Time4 Minutes, 11 Seconds

 “Njerëz në Zemër” vjen këtë radhë me një nga të rinjtë e FRESSH, Geri Kusi qe tashmë në të gjithë familjen e Njësisë 8 njihet si Sekretari Digjital i Njesise .

Në fakt, fjala i ri për të është thjeshtë një term pasi nisur dhe nga biseda e ngrohtë dhe tepër stpontane që zhvilluam me Gerin ai pohon se këtë eksperiencë të bukur e ka nisur që në bankat e shkollës Cajupi aty ku ai nisi startin e tij si anëtar i Freshit .

Geri ka lindur në Gusht të vitit 1997,dhe vjen nga një  familje e thjeshtë socialiste ,rritur me frymën e bindjes socialiste kalur brez pas brezi Geri vijonë studimet në fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe aktualisht punon ne Bashkinë Tiranës në Drejtorinë e Objekteve në Bashkpronësi dhe Emergjencat Civile

Për tu njohur më tepë me rrugëtimin e Gerit ju ftojmë te lexoni intervistën e plotë me Gerealdina Hetin.

Geri faleminderit shume që pranove të bëheshe pjesë e rubrikës sonë

Faleminderit shumë ju për ftesën që më bëtë , e bejë me shumë kënaqësi.

-Geri Kusi , Si ka nisur rrugëtimi  juaj në Fresh dhe cfarë mban mënd nga ai moment ?

Rrugëtimi im në forum nisi në vitin 2013.Unë e kam nisur rrugëtimin si koordinator i shkollë Çajupi , në vijim vazhdova si sekretar i gjimnazeve të Njësisë 8,dhe më pas si Kryetar i Fressh Njesia 8.

-Geri, duke u nisur nga përgjigja juaj më lartë, a keni patur ju një motiv që ju ka mbajtur të  “mbërthyer “ për të qënë pjesë e Fresh apo vetë Fresh është motivi për ju ?

Motivi im sic thatë dhe ju është vetë fresh. Është një ndjesi e papërshkrueshme  të kesh të bësh me të rinjtë dhe dëshirën  e tyre për fresh.

-Cili ka qënë momenti më i bukur i juaji në Fresh ?

Ka pasur plot momente të bukura në fresh,nuk mund të them vetem një por një ndër momentet më të spikatura ka qënë kur u zgjodha në krye të Fresh.

-Geri ne tashmë e dimë të gjithë që ju prej pak kohësh  nuk jeni më Kryetari i Fresh për njësinë  8 , si ishte për ju ky moment i dorëzimit të postit koleges suaj dhe do kishim dashur të na e pershkruaje ketë eksperiencë shkurtimisht ?

Ishte momente teper i bukur,i gëzueshëm  doja të thoja më saktë, një post shumë i rëndësishëm që u dorëzua  në një nga kolegët me te mira.

Më vjen mirë për këtë fakt , ju tashmë Geri jeni Sekretari Digjital i Njesise, si erdhi ky propozim tek ju ?

Po jam sekretari digjital i Njësisë . Ka qënë një propozim i këndshëm  nga strukturat e PS së njësisë 8. Një detyrë që mund të bëhet me qejf dhe vullnet.

-A është kjo detyrë e vështirë për ju Geri  dhe a keni hasur ndonjë moment ku jeni ndjerë i lodhur ?

Jo aspak nuk është e veshtirë , për mua është një detyrë me vënd dhe e lehtë. Them me bindje se nuk kam pasur ndonjë moment kur jam ndjer i lodhur dhe nuk do të kem sepse është një kënaqësi më shumë sesa lodhje të merresh me këtë post.

-Cila është e bukura e të qënurit Sekretarë Digjital i njësisë  dhe cfarë sadisfaksioni merni ju nga kjo punë le ta quajmë?

Detyra e të qënit sekretarë nuk është dhe aq e lehtë por unë e bëjë me kënaqësi pasi kërkon shpërndarjen e lajmit në mënyrë  direkte dhe reale duke i’a përcjellur lajmin njerëzve në mënyrë sa më të saktë ,Informimi tyre është detyrë e jona.

-Si një Sekretarë Digjital i njësisë cfarë mesazhi do ti percillnit ju te rinjëve të Freshit duke qënë dhe pak ditë nga ndajnë nga dita e votimit ?

Si një sekretarë digjital i njësisë do të them se të rinjtëbe Freshit janë më të mirët dhe të vazhdojnë kështu. Pjesëmarrja e tyre dhe aktivizimi është i pafund,duke u shtuar dita dites. Jane të rinjtë më të mirë dhe punëtorë që mundë të ketë Tirana e mbarë Shqipëria. Ndërsa duke u bazuar afërsisë  së ditës së votimeve unë nuk kam cfarë të shtojë pasi cdo kush e di  mirë se kush ka berë punën më të madhe në vendin tonë duke i gëzuar  nga fëmijët të rinjtë e të moshuarit. Nuk ka nevojë për fjalë aty ku ka fakte dhe mund të them se Partia Socialiste do të vazhdojë te jetë në krye për një kohë shumë të gjatë me popullin që e mbështe dhe e kurajon të vazhdojë përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

30 QERSHORI/ Bushati: Dita e sovranit, jo e dhunës

 “Njerëz në Zemër” vjen këtë radhë me një nga të rinjtë e FRESSH, Geri Kusi qe tashmë në të gjithë familjen e Njësisë 8 njihet si Sekretari Digjital i Njesise . Në fakt, fjala i ri për të është thjeshtë një term pasi nisur dhe nga biseda e ngrohtë dhe […]