Njerëz në Zemër/ Aida Llazani, femra që dhuron dashuri për Njësinë 8

Editor
Read Time6 Minutes, 14 Seconds

Njerëz në zemër është rubrika e re e Zemrës së Tiranës. Në këtë rubrikë ne do të bashkëbisedojmë me personazhe të njohur, por edhe me njerëz të thjeshtë të cilët kanë arritur suksese të ndryshme falë punës dhe përkushtimit. Cdo javë do të ketë të paktën një intervistë, e cila do të publikohet në www.zemraetiranës.al

Bashkëbisedimin e parë vendosëm ta kryejmë me një person mjaft të vecantë dhe të dashur për shumicën prej nesh.

Ajo është kryetarja e Partisë Socialiste në Njësinë nr.8 njëherësh edhe këshilltare në Bashkinë Tiranë, Aida Llazani,  e cila tregon në një rrëfim të shkurtër për “ Zmerën e Tiranës” disa nga detajet e karrierës politike.

E njohur nga Njësia 8 për bashkëpunimin dhe për qetësinë që e karakterizon, në këtë intervistë  Llazani flet edhe për jetën e saj private, bashkëshortin dhe djalin.

Gjithashtu, ajo ka edhe disa këshilla për të rinjtë, të cilat do ti zbuloni gjatë leximit. Por, më parë, për të gjithë ata që ende nuk kanë pasur rastin ta njohin atë, po ju japim disa detaje për jetën e saj.

Aida Llazani vjen nga një familje e vjetër nga Tirana. Ka studiuar në shkollën 8-vjecare “ Kongresi i Përmetit” për të vijuar më pas edukimin në gjimnazin “ Partizani”. Studimet e larta Aida e kreu pranë fakultetit Ekonomik, dega Financë. Menjëherë pas mbarimit të studimeve universitare, ajo u punësua si shefe llogaritare. Pavarësisht se ishte vetëm 23 vjec kur nisi të punonte në minierën e Myshqetasë, Llazani ruan ende kujtime të bukura.  Duhet thënë se Aida është një perzonazh pozitiv që dhuron dashuri për këdo që e ka njohur. Pikat e saj më e forta është komunikimi dhe konsensusi, mjete që Aida di ta përdorë më së miri për të zgjidhur problemet e përditshme.

Më poshtë intervista e plotë

Bashkëbisedoi: Geraldina Heti

Aida, falemdinderit që pranuat të zhvillojmë këtë bisedë.

Faleminderit ju për ftesën.

Aida sot është kryetare e PS në Njësinë 8 dhe këshilltare në Bashkinë Tiranë. Si ka nisur rrugëtimi juaj në këtë forcë politike?

Gjate fjales ne keshillin bashkiak

Unë e kam nisur këtë rrugëtim në mënyrë rastësore ku dua të theksoj se në momentin e parë që jam bashkuar me këtë forcë politike nuk kam qenë anëtare, por kam marrë pjesë si anëtare në komisione zgjedhore. Në vitin 2003 isha zyrtarisht pjesë e PS si anëtare e Forumit të Gruas Socialiste, ku me dëshirë dhe pasion kam marrë pjesë në cdo trajnim të kryer nga ky forum. Këto trajnime më ndihmuan të përfaqësoj femrat e Njësisë 8 si kryetare e FGS. Nuk dua të lë pa përmendur se në cdo zgjedhje , lokale dhe qendrore, kam qen ë shumë aktive, por me ardhjen e deputetit Ervin Bushati, nisi një frymë e re në Njësinë 8, ose sic njihet sot “Zemra e Tiranës” . Organizimi dhe përkushtimi ishte i madh, ashtu si dhe sot. Pikërisht kjo frymë e re, sot po jep frytet në fitoret e njëpasnjëshme të PS në këtë zonë që duhet thënë se ka qenë gjithmonë bastion i kundërshtarëve tanë. Por të kthehem në vitin 2015, ku unë u zgjodha këshilltare për Bashkinë Tiranë, detyrë që më bën krenare për faktin se përfaqësoj njësinë ku unë kam punuar. Ky rrugëtim ishte një rrugëtim të cilin unë e kisha imagjinuar disi dhe jam ende e motivuar për shumë arritje të tjera në të ardhmen.

Referuar posteve politike, a është ndjerë Aida ndonjëherë e lodhur dhe të ketë menduar largimin?

Aida Llazani dhe Ervin Bushati

Cdo punë dhe profesion ka vështirësi. Kemi pasur momente jo të mira, momente lodhjeje, por kjo na ka ndihmuar për të punuar më shumë në arritjen e objektivave për një Tiranë më sa më të dashur dhe të jetueshme për ju të rinjtë, të ardhmen e vendit. Më duhet të them se ende nuk jam lodhur nga kjo punë. Unë e shoh si përgjegjësi por edhe kënaqësi. Për sa kohë jam e lumtur në këtë që po bëj dhe e bindur se jemi në rrugën e duhur, më bën të ndjehem mirë dhe krenare për të gjithë ekipin e “ Zemrës së Tiranës”.

Tirana ka pësuar disa ndryshime rrënjësore në shumë aspekte, cfarë do të thotë ky qytet për ju ?

Me investimet e kryera në 4-vjecarin e fundit, Tirana ka ndryshuar shumë. Po fillon të ngjajë me qytetet europiane. Për mua është shumë herë më e bukur, më miqësore me të gjithë grupmoshat, vecanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Është kryer një punë e madhe dhe jo më kot numri i turistëve të huaj rritet cdo vit. Nga ana personale, Tirana është qyteti ku unë jam rritur dhe sa herë largohem për pak ditë, pres me padurim të kthehem. Sapo futem në Tiranë them “ Mirë se të gjeta Tirana ime e bukur”


Cilat janë projektet e Bashkisë Tiranë që ju kanë pëlqyer më shumë ?

Ashtu sic ju thash, Tirana ka ndryshuar shumë. Mua më pëlqen “ Bulevardi i ri”, kodrat e liqenit artificial apo “Pazari i Ri”. Por, projektet të cilat unë i pëlqej dhe i mbështes me zemër janë shkollat, qendrat komunitare dhe bibliotekat.

Jashtë politikës, kemi mësuar që pas shkëputjes të djalit tuaj, tashmë jetoni vetëm me bashkëshortin tuaj. Si e përjetuat këtë ndryshim ?

Në fillim duket pak e vështirë sepse kërkon pak kohë të mësohesh me faktin që Martini do të jetonte në një banesë tjetër, por unë e kam mbështetur këtë vendim sepse cdo njeri duhet të jetë i pavarur sepse bëhet më i fortë dhe e shikon jetën në një këndvështrim tjetër. Është pak e vështirë, por është rruga e duhur.

Si e kalon Aida kohën e lirë ?

Mua më pëlqen shumë të eci me Spajkun (qeni). Gjatë fundjavës, këtë ecje me shokun tim e kryej pranë detit, ku më duhet të them se është një moment qetësie dhe e bukur për të menduar. Gjithashtu, më pëlqen shumë të lexoj libra duke ju këshilluar edhe ju të rinjve të lexoni sa më shumë pasi fitoni dije të çmuara.

Aida dhe Spajk

Meqë jemi tek këshillat. Cilat janë këshillat që ju keni për të rinjtë e Njësië 8 ?

Do këshilloja që përvec studimeve, të lufonin për të dalë profesionistë të vërtetë në degën që kanë zgjedhur me dëshirë sepse në këtë mënyrë do ta kenë më të lehtë të integrohen në tregun e punës. Gjithashtu, do të këshilloja të mos i lini asnjëherë pa kryer detyrat e shtëpisë, thënë kjo në shumë këndvështrime.

Ju falënderoj për kohën tuaj. Ishte një bisedë e shumë e këndshme.

Faleminderit ju !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

FILMI N’PAZAR/ Momentet gjatë aktivitetit (Video)

Njerëz në zemër është rubrika e re e Zemrës së Tiranës. Në këtë rubrikë ne do të bashkëbisedojmë me personazhe të njohur, por edhe me njerëz të thjeshtë të cilët kanë arritur suksese të ndryshme falë punës dhe përkushtimit. Cdo javë do të ketë të paktën një intervistë, e cila […]