Një tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut

administrator
Read Time57Seconds

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Mesdheut, pranë brigjeve të Libisë ku më shumë se 200 emigrantë kanë humbur jetën, ndersa dy gomonet me të cilat udhëtonin janë gjetur të përmbysura në det.

“Proactiva Open Arms” ka deklaruar se ka gjetur trupat e 5 personave të pajetë pranë dy mjeteve lundruese të përmbysura, të cilat kishin mundësi të mbanin në bordin e tyre më shumë se 100 persona secila. Një prej drejtuesve të grupit, është shprehur se pesë trupat e pajetë të nxjerrë nga ujërat e Mesdheut janë meshkuj të moshave të reja, të cilët duket se janë mbytur.
Numri i emigrantëve të cilët mund të kenë humbur jetën mendohet të jetë të paktën 240. Gjithashtu edhe një zëdhënës i Rojes Bregdetare italiane, ka konfirmuar 5 të vdekurit dhe është shprehur se Roja Bregdetare italiane nuk mund të konfirmonte nëse numri i personave të mbytur është aq sa deklaron “Proactiva Open Arms”.

Gjatë vitit të kaluar, të paktën 5 mijë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Evropë përmes detit Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rritet numri i viktimave pas sulmit në Londër

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Mesdheut, pranë brigjeve të Libisë ku më shumë se 200 emigrantë kanë humbur jetën, ndersa dy gomonet me të cilat udhëtonin janë gjetur të përmbysura në det. “Proactiva Open Arms” ka deklaruar se ka gjetur trupat e 5 personave të pajetë pranë […]