Një pasdite në këndin tonë kreativ

Editor
Read Time1 Minute, 44 Seconds

Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmëndjen e prindërve tek ata ndaj falë një projekti të bukur që njësia  administrative nr 8 mendoi sëbashku me Aprtirana ishte idealja që në një pasdite të bukur e gjithë vëmëndia ti kushtohej të vegjëlve të njësisë.

LUAJMË, ARGËTOHEMI, E QESHIM PAFUND NË “ ZEMËR TË TIRANËS ” ky ishte slogani por mbi të gjitha objektivi kryesorë atë pasdite argëtuese ,formuese ,aktive e sociale ku fëmijë të të gjitha moshave mbushën plotë e përplotë këndin kreativ të njësisë.

Zëra të ëmbël  fëmijësh gumëzhinin në cdo cep , në cdo fytyrë shihej një e qeshur e ciltër femijënore që si mijëra “shigjeta” vinin drejt zemrave të prindërve  që gëzonin sëbashku me fëmijët . Cdo fëmijë ndihej i lirë dhe i gëzuar sikur e gjithë bota ishte në ato momente në duart e tyre.

Muzika e vendosur në sfond me këngët  e fëmijëve  e bënte akoma dhe më të bukur atmosferën herë gëzonin teksa luanin e herë kercenin nën melodinë e këngëve  që per ta janë shumë  të preferuara e kjo gjë dukej nga perplasja e duarve të tyre të vogla.

Ajo cka i mbajti të ngazëllyer të vegjëlit tanë ishte teatri kukullave që u improvizua në këndin kreativ ,shfaqa 3 Derrkucët mori gjithë vëmëndjen , e admirimin e fëmijeve ku sytë e tyre të vegjël ndrinin nga gëzimi .

Por atë pasdite fëmijët nuk ishin vetëm nën prezencën e prindërve apo gjyshërve , nuk kishte si të ndodhte ndryshe që deputeti i Njësisë të mos ishte prezent . Ai qëndrojë aty krahë fëmijëve dhe ndihej krenarë po aq sa prindërit e të vegjëlve , që fëmijët  atë pasdite po gëzonin  në “Zemër të Tiranës” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Njerëz në Zemër/ Geri Kusi, frymëzim për të rinjtë e Njësisë #8

Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmëndjen e prindërve tek ata ndaj falë një projekti të bukur që njësia  administrative nr 8 mendoi sëbashku me Aprtirana ishte idealja që në një pasdite të bukur e gjithë vëmëndia ti kushtohej të vegjëlve të njësisë. LUAJMË, ARGËTOHEMI, E QESHIM PAFUND NË […]